ERSEKE- Tharja graduale e rezervuarit të Gostivisht në Ersekë është zgjidhja e vetme për të gjetur trupin e 27 vjecarit Festim Bimo i cili u mbyt më 12 Qershor. Ky është vendimi që është komunikuar sot nga strukturat e policisë. 

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se pas një takimi në prefekturën e Korcës me bodrin e kullimit është vendosur angazhimi i punonjësve të këtij bordi në mënyrë që të ulet gradualisht niveli i rezervuarti, pasi thellësia prej 20 metrash e rezervuarit e ka bërë të pamundur deri tani gjetjen e trupit të 27 vjecarit, Festim Bimo. Ndërkaq të tjerë efektivë të RENEA-s pritet të mbërrijnë në Ersekë për të vijuar kërkimet ndërsa niveli i rezervuarit do të vazhdojë gradualisht të bjerë.

27 vjecari, Festim Bimo, baba i dy fëmijëve u mbyt 3 ditë më parë, ndërsa po përpiqej të shpëtonte bagëtinë nga mbytja në rezervuar. Menjëherë pas ngjarjes nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të riut,por pa rezultat, kjo për shkak dhe të ujit të turbullt të rezervuarit, por edhe thellësisë së tij.

Banorët e fshatit Gostivcisht tregojnë se rezervuari përdorej për uitjen e tokave bujqësore.Sipas tyre prej kohësh nuk ka patur asnjë ndërhyrje për pastrimin e tij, ndërkohë që është hera e parë që në këtë rezervuar ndodh një ngjarje kaq e rëndë me pasojë vdekjen e një njeriu. Familja e 27 vjecarit Festim Bimo sipas banorëve të fshatit Gostivisht jeton në varfëri të plotë. Të ardhurat kryesore familja e të riut i siguronte nëpërmjet blegtorisë. 
(jd/shqiptarja.com)