Dy vëllezërit, të cilët u plagosën me armë zjarri nga një person i maskuar mbrëmjen e 9 prillit në malin e Leshnicës në Ersekë të rrethit Kolonjë, kanë bërë apel për ndihmë.
31-vjeçari Dritan Dorezi dhe vëllai i tij 34-vjeçar Armando Dorezi kanë kërkuar sot ndihmën e autoriteteve duke thënë se ndihen të kërcënuar. Ata janë shtruar në spitalin Rajonal të Korçës për shkak të palgëve të marra, por mësohet se aty nuk ka prezencë të forcave të policisë që garantojnë sigurinë e tyre.
"Personi që na qëlloi nuk e njihnim. Nuk kemi as sherre, as probleme e asgjë. Kemi frikë të dalim. Nuk i bie njeriu në qafë. Dua ndihmë nga qeveria", u shpreh Dritan Dorezi.
Përpos frikës për jetët e tyre, vëllai tjetër shpreh shqetësimin edhe për fatin e bagëtive të fermës së tyre. Ai tregon se që prej tre ditësh policia nuk lejon asnjë të kujdeset për fermën, por ngre edhe shqetësimin se shërbimi spitalor ndaj tyre nuk ka qenë i duhuri.
"I lutem shtetit që të marrë masa, pasi nuk kemi asnjë lloj sigurie këtu. Asnjë polici te porta e as te shtëpia. Jemi me fëmijë dhe kemi për t'i dërguar në kopsht e shkollë. Kemi gjithë atë pasuri atje. Ishte me maskë në kokë kur na qëlloi dhe qëndronte i shtrirë. Mund të jetë edhe një i afërm imi. Tani të vijë edhe të na vrasë këtu? Nuk e di", u shpreh i plagosuri tjetër, Armando Dorezi.
Dy vëllezërit janë qëlluar me breshëri automatiku teksa kullosnin bagëtitë, nga një person ende i paidentifikuar.
Autori është larguar me shpejtësi, ndërsa të plagosurit, me ndihmën e fshatarëve të zonës janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO