KORÇË - Neglizhenca e bluzave të bardha në maternitetin e Korçës, ka bërë që një vogëlush të mos jetë si bashkëmoshatarët e tij që enden të lirë kudo, por të dergjet në shtrat i paralizuar.
Kjo është historia e dhimbshme e Sadikut të vogël nga qyteti i Ersekës, i cili endet i shtrirë në shtrat prej 6 vitesh pa lëvizur.
Zanafilla e historisë fillon në qershor të vitit 2009 pas lindjes i mituri preket nga Hepatiti B, gjendje shëndetësore e cila kërkonte përkujdesje të veçantë, ndërkohë që sipas familjarëve mjekët në vend që ta vendosnin fëmijën në inkubator e lanë atë në dhomën e spitalit duke i shkaktuar pasoja të parikthyeshme.
Mes dhimbjes që e ka mbërthyer prej vitesh nëna e 6-vjecarit, Keleda Dauti në një rrëfim për A1 Report përgjegjës të vetëm për gjendjen e djalit të saj bën mjekët e maternitetit të Korçës, të cilët i shkaktuan paralizë të përgjithshme .
Ndërkohë ajo apelon për ndihmë, pasi sipas saj e vetmja shpresë për rehabilitimin e shëndetit të Sadikut të vogël mbetet fizioterapia jashtë shtetit.
"Unë si prind i bëj apel Ministrit të Shëndetësisë në qoftë se e vë dorën në zemër, të më ndihmojë për këtë fëmijë që dhe unë ta nxjerr jashtë shtetit dhe të di çfarë t'i bëjë për fizeoterapi se unë vet nuk kam mundësi, ska ku të vete ku të përplas kokën. S'ka kujt t'i qahem. Jam futur në zyra njëri më thotë nuk jam kompetent unë, tjetri më thotë s'jam unë kompetent." shprehet nëna e vogëlushit.

Përveç disfatës të fëmijës 6 vjeçar, familja Dauti kohë më parë është përballur me një tjetër tragjedi qe lidhet pikërisht me neglizhencën e bluzave të bardha.
Vajza e madhe e kësaj familje ka kryer katër operacione në këmbë ku edhe kjo fatkeqësisht preket nga pakujdesia dhe i pritet tendina e këmbës çka i ka shkaktuar vështirësi në ecje.
"Kam probleme edhe me vajzën e madhe, të cilën e kam operuar katër herë. Mi kanë bërë operacionet gabim. M’i bënë në moshën 40 ditëshe në Korçë. Shkova në Tiranë, më bëri 3 operacione ai, tani do edhe 1 operacion. I pakujdesshëm sepse i kanë prerë tendinin e këmbës, në moshën 40 ditëshe në Korçë dhe na i ka bërë një doktor, Gjergji Dhimitri." shprehet Ajet Dauti babai i vogëlushit

Familja prej pesë anëtarësh jeton sot pa asnjë të ardhur ndërsa jeta i ka detyruar të kalojnë peripeci të ndryshme me fëmijët e tyre.
Përballë gjendjes të vështirë financiare dy prindërit apelojnë instancat shtetërore që kanë mundësi tu vijnë në ndihmë me kurimin e të birit por edhe më gjetjen e ndonjë vendi pune.
Sakaq apeli për ndihmë vlen për këdo individ ose shoqatë që ka mundësi, teksa në dispozicion të tyre është numri i telefonit fiks 000230845. Ndërkaq grupi i xhirimit të A1 REPORT largohet nga banesa me shpresën se dikush do t’i përgjigjet pozitivisht këtij apeli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO