ERSEKE - Papunësia dhe varfëria masive kanë bërë që mijëra banorë të rrethit të Ersekës t’i drejtojnë sytë drejt pyjeve në kërkim të bimëve medicinale, për të siguruar të ardhurat kryesore për të mbajtur familjen.
Prej orëve të para të mëngjesit banorët e kësaj zone, duke udhëtuar disa orë në këmbë ngjitin rrethinat e qytetit si dhe shpatet e Malit Gramoz. Nuk janë pak, por 30% e familjeve në këtë zonë, të cilat e vrasin varfërinë dhe sigurojnë jetesën, duke kërkuar dhe mbledhur bimë të tilla.
Me orë të tëra qëndrojnë mes gjëmbave dhe ferave për të fituar maksimumi 500-600 lek. Siç tregojnë dhe vetë, jo pak herë ndodh që kthehen duarbosh, por pavarësisht kësaj nisin sërisht rrugën, duke u rropatur rripave të malit në kërkim të dëllinjave dhe trëndafilave të egër.
Por, lodhja e banorve në rrethin e Ersekës, nuk justifikohet aspak, pasi çmimi me të cilin mblidhen këto bimë është shumë i ulët. Vetë grumbulluesit e këtyre bimëve shprehen se mungon tregu, ndërkohë që pasuria natyrore në këtë zonë është e vetmja mënyrë jetese.
Mbledhja e bimëve medicinale për mijëra banorë të Ersekës është kthyer në një mënyrë vetëpunësimi, por me rënien e dëborës së parë, merr fund. Në këtë periudhë për banorët e papunë varfëria ulet këmbëkryq.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com