ERSEKË - Pas gjetjes së një sasie tritoli në makinën e tij, prononcohet për mediat drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi.
 
“Nuk kam konflikt me asnjë person”, ka thënë Malushi, duke shtuar se dyshon që kjo ka ndodhur "për bindjet e mia politike”.
 
Malushi ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët dhe ka afruar bashkëpunimin e tij për hetimet e ngjarjes.


*Në foto: Orest Malushi dhe automjeti që ju vendos tritol

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)