ERSEKE- Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 27 vjecarit Festim Bimo nga fshati Gostivisht i rrethit të Ersekës, i cili u mbyt në një rezervuar rreth 500 m larg zonës së banuar në përpjekje për të shpëtuar një prej bagëtive të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së martës kur 27 vjecari babai i dy fëmijëve ka qënë duke kullotur bagëtitë shumë pranë rezervuarit që rezultoi fatal për të. 

Menjëherë pas ngjarjes nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të riut,por pa rezultat, kjo për shkak dhe të ujit të turbullt që pengonte në evidentimin e trupit të 27-vjecarit. Kërkimet u ndërprenë gjatë mbrëmjes për të rrinisur sërish në 7:30 të ditës së sotme. Njëri prej banorëve të fshatit, i cili ka parë nga afër ngjarjen e rëndë tregon se 27 vjecari, Festim Bimo, hyri në rezervuar për të shpëtuar një dele,por pasi nuk mundi dot, ai bëri disa herë përpjekje për të dalë në sipërfaqe,por tina e rezervuarit e tërhoqi poshtë duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Banorët e fshatit Gostivcisht tregojnë se rezervuari përdorej për uitjen e tokave bujqësore.Sipas tyre prej kohësh nuk ka patur asnjë ndërhyrje për pastrimin e tij,ndërkohë që është hera e parë që në këtë rezervuar ndodh një ngjarje kaq e rëndë me pasojë vdekjen e një njeriu. Familja e 27 vjecarit Festim Bimo sipas banorëve të fshatit Gostivisht jeton në varfëri të plotë. Të ardhurat kryesore familja e të riut i siguronte nëpërmjet blegtorisë.

(dz/jd/shqiptarja.com)