Ersekë, postieri pa certifikatë humbi
dokumentet sekrete, hetohet drejtori

Procedohen penalisht në gjendje të lirë drejtori i Postës së Ersekës, së bashku me shefen e Sigurisë dhe specialistin e shërbimit në degën e Korçës për shkak se postieri i degës së Ersekës ka humbur disa dokumente sekrete.
 
Postieri i degës së Ersekës me inicialet P.Z. 57 vjeç gjatë shpërndarjes ka humbur dokumentet  e “Postës Sekrete” dhe materialet postare, që i kishte tërhequr nga filiali në  Korçë.
 
Ndërsa për drejtorin e Postës së Ersekës, së bashku me shefen e Sigurisë dhe specialistin e shërbimit në degën e Korçës nisi procedimi për shkak se lejuan postierin që të punonte pa certifikatë sigurie.
 
 
Njoftimi i Policisë

 
Proçedohet  penalisht  një  postier, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Humbja e dokumenteve  sekrete”

Në vijim të këtij rasti,  proçedohen  për “Shpërdorim  të detyrës” edhe Kryetari i  Degës Postare Ersekë, Shefja  e Shërbimeve  si  edhe Specialisti  i Sigurisë në Filjalin Postar Korçë.
Nga  Specialistët  e Seksionit  kundër   Krimit  Ekonomik-Financiar, filloi proçedimi penal  në gjendje të lirë,  ndaj   shtetasve :
•              P.Z, 57 vjeç,  banues në Ersekë, me detyrë postier, dega postare Ersekë.
•              V.A, 52 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë  Kryetar  i degës postare Ersekë.
•              A.B, 29 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist i Sigurisë, në Filjalin Postar Korçë.

•              A.K, 47 vjeç, banuese në Korçë, me detyrë  Shefe e Shërbimeve, në Filjalin Postar Korçë.
Proçedimi ndaj shtetasit P.Z, filloi pasi duke qenë me detyrë postier, në degën Postare Ersekë, ka humbur materialet postare, që i kishte tërhequr nga Filjali Postar  Korçë,  përfshi  këtu  dhe  dokumentet  e “Postës Sekrete” (nenet  248 e 296)

Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast, proçedohen penalisht  për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, edhe shtetasit V.A, A.B,  dhe A.K,  pasi dyshohet se këta shtetas, nuk kanë kryer kontrolle në përmbushje të detyrës dhe  kanë  lejuar  postierin P.Z,  të punonte  pa  çertifikatë  sigurie.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan  Prokurorisë  të  Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Humbja e dokumenteve  sekrete” parashikuar nga  nenet  248  e  296  të  Kodit  Penal.


d.b/shqiptarja.com

 


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune