Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha është cilësuar si hajmalia e ekipit Italian të Lazios pasi në tetë ndeshjet e fundit që ka qenë në portë Berisha, bardhekaltrit nuk kanë humbur.
Humbjen e fundit me Berishën në portë, Lazio e ka në datën 30 gusht, kur u mund 4-0 me Kievon në transfertë. Nga ajo humbje, Berisha është aktivizuar si titullar (dhe si zëvendësues) në tetë ndeshje të tjera dhe ka koleksionuar 6 fitore dhe dy barazime.
Fitorja më e madhe është ajo ndaj Interit, ku Lazio arriti të triumfonte 2-1 në transfertë.
Interi është një rival i pëlqyer i Berishës, pasi edhe një sezon më parë arriti që të triumfonte ndaj zikaltërve.
Gardiani i portës kuqezi është aktivizuar më shumë në sfidat e Europa Ligës, ku Lazio pati shumë sukses duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Ndërkohë, edhe në Kupën e Italisë, Berisha arriti që të koleksiononte fitore me Udinezen.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com