Ervin Bushati: Ultimatumet e 
PD, si ato të Koresë së Veriut

Ervin Bushati: Ultimatumet e <br />PD, si ato të Koresë së Veriut
Deputeti socialist, Ervin Bushati, komentoi në studion e Report Tv protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.

Bushati i krahasoi ultimatumet e PD për qeveri teknike me kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj vendeve demokratike.
  
"Ultimatumet janë si ato të Koresë së Veriut. Në demokraci fjala ultimatum nuk duhet të funksionojë. Ka gjithmonë kohë për dialog, janë gjithmonë të hapura, pasi ne sot jemi shoqëri e pjekur. Sot Tirana është si një qendër kulturore, sociale, e influencës së demokracisë jo vetëm për Shqipërinë, por për Kosovën, Maqedoninë, Malin e zi, që e shohin Tiranën si qendërn e kulturës dhe demokracisë. 

Çdo hap i matur dhe zhvillim demokratik në Shqipëri vlerësohet suhmë në politikën shqiptare. Kryfjala e çdo zhvillimi politik në Shqipëri duhet të jetë Reforma në Drejtësi. Ne s'kemi pasur asnjëherë drejtësi, por drejtësia është një investim i përbashkët i shqiptarëve dhe SHBA e BE. Të tre këto, vullneti i qytetarëv, BE dhe SHBA kanë të njëjtën bindje që axhenda për reformën në drejtësi duhet të vazhdojë përpara. Këto strehëza, çadra të oprganizatorëve të cilët i tremben, apo duan ta vonojnë reformën, nuk mund të jetë strehë për të ndaluar reformën kundër vullnetit të shqiptarëve
", u shpreh Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)