TIRANE- Drejtori aktual i Teatrit Kombëtar ka fituar në Gjykatën e Apelit gjyqin me institucionin ku punon. Padia daton në vitin 2011, kur Teatrin Kombëtar e drejtonte Kristaq Skrami, që largoi aktorin Çuli nga puna.
Çuli ka qenë në “një serial” të pafundmë gjyqesh me ish drejtorin TK-së. Njërin prej dy gjyqeve, atë të heqjes pa asnjë lloj kriteri nga puna e ka fituar. Gjyqin tjetër, ka thënë ai, ku është akuzuar si armik i Teatrit Kombëtar dhe i është kërkuar një dëmshpërblim prej 30 milion lekësh (akuza: ka thënë publikisht frazën rrogëtarët e TK-së, duke fyer figura të mëdha të kombit) e fitoi në shkallën I, por Gjykata e Apelit e ktheu për procedurë.
Përfundimisht për largimin nga puna në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë me numër shkruhet: “1012022 TEATRI KOMBETAR pagesë Z.Hervin Culi, Vendim Gjyqësor i prapambetur Ekz.vend.2620 dftr.02.12.2011 nga Gjykata Apelit Shkrese 2 dt.06.01.14 lik.vullnetar 499559”
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com