Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së

Ervin Salianji

Shqiptarja.com siguron vendimin e zbardhur të Gjykatës së Apelit për lënien në  fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Vendimi i arsyetuar me 82 faqe u dha nga  trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala më 26 shtator të këtij viti.

Vendimi u sigurua nga gazetarja Keti  Banushi.

 

Pjesw nga vendimi i zbardhur

Në lidhje me garancitë që gëzojnë anëtarët e Kuvendit në përmbushjen e detyrimeve të tyre konstitucionale dhe në mënyrë të veçantë të qëndrimeve dhe të mendimeve që ata shprehin gjatë kësaj përmbushje, Gjykata çmon të analizojë se deklarimi i rremë nuk mund të konsiderohet si komunikim i drejtpërdrejtë politikisht kundër kundërshtarit politik dhe si i tillë nuk mund të gëzojë mbrojtje statuore.

Neni 73 i Kushtetutës, në lidhje me deputetët e Kuvendit, përcakton dy lloje garancish me të cilat synohet të garantohet veprimtaria, funksionimi dhe figura e deputetëve duke i mbrojtur nga ndërhyrjet në veprimtarinë e tyre prej hallkave të pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.


Dispozita e nenit 73 të Kushtetutës, në funksion të garantimit të pavarësisë së deputetit, së pari, garanton mungesën e përgjegjësisë së deputetëve lidhur me format e shfaqjes dhe përmbajtjen e qëndrimeve dhe të mendimeve të shprehura, si edhe votave të dhëna prej tyre gjatë veprimtarive parlamentare. Së dyti, garanton imunitetin e kufizuar procedural penal të deputetëve, veçanërisht në lidhje me masat e sigurimit dhe të kontrollit, për rastet kur deputeti i nënshtrohet procedimit penal.

Kështu, garancia kushtetuese e mungesës së përgjegjësisë, qoftë penale apo civile, për sjelljet, veprimet, mendimet e shprehura dhe votat e dhëna gjatë veprimtarisë parlamentare, synon pikërisht që të garantojë ushtrimin e pavarur të funksioneve të deputetit duke mbrojtur lirinë e tij të shprehjes dhe të mendimit. Kjo garanci kushtetuese është e përhershme dhe e mbron deputetin edhe në të ardhmen edhe pas mbarimit të mandatit të tij parlamentar.

Ndërsa imuniteti i kufizuar procedural penal, nuk përjashton përgjegjësinë e deputetit për sjelljet e tjera që nuk përfshihen në ushtrimin e veprimtarisë parlamentare të tij, por lidhet me nevojën e dhënies së autorizimit paraprak nga ana e Kuvendit veçanërisht në caktimin e masave të sigurimit që, për vetë natyrën e tyre, e kufizojnë ose heqin lirinë e deputetit nëse ai ndiqet penalisht. Po kështu, lidhet edhe me rastet e nevojës së kryerjes së veprimeve hetimore penale të kontrollit personal dhe të banesës së deputetit që i nënshtrohet ndjekjes penale. Kjo lloj garancie kushtetuese shtrihet dhe vepron vetëm gjatë periudhës kur deputeti ushtron mandatin e tij.

Në këtë kuptim, edhe dispozitat e neneve 73 dhe 75 të Kushtetutës, në harmoni me parimet dhe normat e tjera kushtetuese, i shërbejnë forcimit të 67 pavarësisë së pushtetit ligjvënës dhe përfaqëson një nga mjetet për mirëfunksionimin e parimit të ndarjes së pushteteve të parashikuar nga neni 7 i Kushtetutës.
Në mënyrë të veçantë, garancia e mungesës së përgjegjësisë penale apo civile përpara ekzekutivit dhe gjykatave, lidhur me veprimet, mendimet e shprehura. dhe votat e dhëna gjatë veprimtarisë parlamentare, është një garanci që vepron edhe në situatat kur deputeti tejkalon apo e përdor në mënyrë të papërshtatshme lirinë e tij parlamentare të mëshiruar në rregullat parlamentare.
Në përgjithësi deklarimet publike përfaqësojnë "modus operandin" me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve të mëdha politike në pushtet apo në opozitë prezantojnë shqetësimet për fenomene të ndryshme, që u kanë tërhequr vëmendjen atij/atyre, partnerëve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare vecanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë publike. Këto deklarime duhen të mbështëten në fakte të vërteta apo të vërtetuara si të tilla e për rrjedhim pozita statuore i garanton në nxitjen e kritikave të ligjshme ndaj zyrtareve të lartë apo prezantimi i shkeljeve ose praktikave korruntive të tyre duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe luftës së forcws politike qw ata pwrfaqwsojnw.

Kjo garanci gjen zbatim nëse përmbushen dy kushte thelbësore.
Së pari, kjo të ketë ndodhur "në ushtrim të funksionit, pra gjatë veprimtarisë së tyre parlamentare

Së dyti, me kushtin që nga një sjellje e tillë të mos jenë shkaktuar pasoja të tjera të rënda sipas ligjit penal.

Nga sa më lart, rezulton se garancitë statuore nuk mbrojnë deputetin në rast se deklarimi publik, përhap notitia criminis (kallzim për veprën penale) fiktiv, duke u mbështetur mbi fakte e prova të rremë, të krijuara si të tilla, mbështetur kjo në një provë pozitive, Vendimin Nr. 53, datë 12.04.2019 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për më tepër kur provohet, se kanë ardhur pasoja të tjera të rënda të dënueshme sipas ligjit penal pengimi i aktivitetin normal të organeve të drejtësisë.

Nga analiza e mësipërme rezultojnë të provuar të gjithë elementet cilësues të ekzistencës së bashkëpunimit të të pandehurit Ervin Salianji me bashkëtëpandehurit e tjerë në këtë aktivitet kriminal që jane: pluraliteti i personave, realizimi i faktit kriminal në të gjithë elementet e tij material (kallëzimi i rremë që përbën faktin penal është ezauruar në tërësinë e tij në të dy format, ate të sajimit të një prove të rremë që është audiopergjimi dhe të adresimit mediatikisht e publikisht të një kallëzimi të rremë që në themel ka
një provë të rremë), sejcili ka një kontribut relevant të qëndrueshëm dhe vendimtar në ardhjen e pasojës (motivet e ndryshme, dijenia, komunikimet telefonike, instruksionet e mundshme për realizimin e audiopergjimit të rremë, ndihma për të gjetur mjetin e përgjimit, vënia në dispozicion e një gazetari, administrimi i provës së rremë, shfaqja e saj mediatikisht dhe adresimi qëllimisht për të iniciuar procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj), si dhe dijenia e vullneti i manifestuar dukshëm i seicilit prej bashkëpunëtorëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e faktit kriminal është evidente dhe e qartë në analizën e faktit penal si më sipër është shtjelluar.

Nga analiza e mësipërme Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem konkludon të drejtë Vendimin Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili ka konkluduar se i pandehuri Ervin Salianji të ngarkohet me përgjegjësi penale për kryerjen e veprës penale të "Kallëzimit të rremë" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal duke e deklaruar fajtor atë për këtë vepër. Në këtë vendim kjo gjykatë me deklarimin fajtor ka vendosur edhe në lidhje me masën e dënimit duke e dënuar me 1(një) vit burgim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar me një vit burgim me formë të prerë për dosjen “Babale”, me veprën penale “kallëzim i rremë”, ka reaguar nga qelia e Burgut të Fierit për vendimin e zbardhur nga Apeli i Tiranës.

Ai e cilëson qesharak dhe “monstruoz” këtë vendim të zbardhur, duke theksuar se aty nuk ka asnjë provë që e fajëson atë për akuzën e ngritur dhe se nuk u hetua trafiku i pretenduar i drogës së vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Po kështu Salianji shprehet se zëri në audio-përgjim sipas ekspertizës është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt.

“Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si bëhet politikë. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët”, shkruan ndër të tjera Salianji, duke renditur edhe argumentet e veta.

PD kishte denoncuar publikisht vonesën e zbardhjes së vendimit, teksa Salianji në reagimin e tij thekson se po qëndron padrejtësisht prej 50 ditësh në burg.

Në fund ai akuzon kryeministrin Edi Rama për këtë vendim të manipuluar dhe të shpallur me vonesë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

“Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;

Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!

Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani. Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar. Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.

Dhe e lexuam! Lexojeni:

“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqësojnë "modus operandin" me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetësimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..

Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!

Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politke. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.

Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?

E kotë t'i bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit:  Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.

Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë,  ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës.  Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të paken, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.

Në dëshpërim për të pasur diçka konkrete, kanë shkuar deri aty sa kanë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, gjithnjë të udhëhequr nga piketat që sunduesi i kishte lëshuar në publik. E kjo shkon deri aty sa nisin të mesojne partitë politike, deputetët dhe përfaqësuesit e partive, se si të bëjnë politike!

Tre gjyqtarët që për përfaqësuesit ndërkombëtarë( ONM) duhet të shkarkoheshin, i kthejnë “nderin” atyre që i mbajtën, kryeministrit dhe ish-drejtuesit të reformës në drejtësi! Gjykata në vendim, siç po e lexoni, na mëson se si “i shërbehet forcës politike që përfaqësojmë”!

Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.

Dua ta përsëris, sepse në këtë vend çdo gjë po shkruhet ne rërë dhe vjen hataja e rradhes e fshin tragjedinë e parandodhur.

Miq,  drejta e fjalës është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe jo vetem e politikanit, e nese lejojmë që gjykatat të marrin rolin paternalist ndaj verbit, të përcaklojnë ato kodin e etikës dhe guidën e luftës politike, ne e kemi shkaterruar me themel shtetin e se drejtes. Kemi lejuar një gremisje të vendit dhe aspiratës europiane. Kemi lënë të ndodhë një dëm I parikuperueshëm.
Dhe më e rëndë se sa budallallëku, është halli që i detyron të shkojnë në këtë batak, është borxhi që i kanë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që i shpëtuan nga vetingu, u mbuluan cenet, kur ONM (Nderkombetaret) kanë kërkuar që të shkarkohen!

Vendimi perveçse ka lajthitje dhe tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë tërësisht duke manipuluar provat, duke mos degjuar asnjë argument të shoqeruar me prova shkencore e duke thënë, të pathenshmen.

Kanë shkruar se; akuza qënka ngritur duke e printuar nga mediat. Kanë shkruar se denoncimi publik është i pavërtetë sipas tyre, kjo kur pas daljes time, trafikanti nderkombetar i drogës shkoi në burg brenda ditës. Trafikanit vërteton akuzën time, gjykata mbron trafikantin e vfëllain e tij, dhe dënon denoncuesin!

Përmbledhtazi;

-Manipulimi i provave shkencore që vertëtojnë 100% denoncimin,
-Mungesa e hetimit për trafikun e drogës për shkak se i denoncuari shkoi ne Itali, se më mire burg atje, se halle të reja me ligjin në Shqipëri, 
-Vertetimi nga agjensia britanike JP French se zëri i publikuar është i ngjashëm me zerin e Agron Xhafajt,
-Tabulatet dhe qelizat telefonike,
Te gjitha deshmite e deklarimet vertetojne se gjithçka kemi denoncuar është e vërtetë. Kjo e vertete, në fakt ka detyruar gjykaten të perpelitet e të mashtrojë hapur dhe te shmange leximin e provave duke prodhuar nje turp!
‼️Ky është momenti dhe leximi i parë, më tej, do të bëj publike të gjithë manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi të marrë nga Edi Rama e të zbardhur me vonesë, me turp nga Gjykata”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/11/2024 03:39

    /VITI/,Salianji nuk foli,se po te kishte vetem folur e shumta do te denohej me gjobe e nje shkolle do te kishte perfituar nje kompjuter sic ka ndodhur me raste te tjera me pare,por Salianji inskenoi me aktore e audio e regji dhe kete nuk e hedh dot me nje gjobe.

    Përgjigju
  • Sazan Burri: 18/11/2024 20:35

    O viti qē Salinjanin e irren duket ashiqare. Sa pēr dijeni Salinjani ēshtē kopil. E jēma Shega e ka bēr Salinjanin kur ka qēn e martuar me 2 fmi. E ka bēr me traktoristin te hauri lopēs se ka qen mjelse lopēsh. E sSalinjani si kopil bēri koliplliqe , mashtrime, manipulime. E tani o viti sapunin e ka hallall o viti pall..

    Përgjigju
  • Vito: 18/11/2024 14:01

    Me vjen keq o Salian , po c'tu desh te merresh me psikopat si BABALJA ?

    Përgjigju
    • Viti: 18/11/2024 14:31

      Jo me psikopate si Babalja por me mafioze si Fatmir Xhafa! Salianjin e urrej por denimi i tij eshte skandaloz dhe turp. Njerezit duhet te kene frike te flasin.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?