Një grua 82-vjeçare, Teresa Veglianti, humbi jetën pasi u godit nga një pemë që u thye nga erërat e forta që goditën kryeqytetin e Italisë, Romë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 në via di Donna Olimpia, Itali. Policia ndodhet ende në vendngjarje, ku hetuesit do të bëjnë autopsi dhe do të vazhdojnë me sekuestrimin e pemës së rënë.
Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim për këtë vrasje. Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori, Eugenio Albamonte , i koordinuar nga deputeti Giovanni Conzo .
Policia lokale dhe zjarrfikësit si masë paraprake ndaluan qarkullimin e këmbësorëve në të dy anët e rrugës për të kontrolluar të gjitha pemët e pranishme. Në Via di Donna Olimpia shkoi edhe kryetari i Romës Roberto Gualtieri.
"I pikëlluar thellësisht nga tragjedia mizore. I gjithë qyteti është i bashkuar në dhimbjen e familjes. Ne po bëjmë të gjitha kontrollet për të kuptuar se si mund të ketë ndodhur ngjarja", shkroi ai në Facebook, raporton La Repubblica.
Pema e thyer ra në anën tjetër të një shkolle filloreje dhe të mesm. mPo ashtu pas kësaj ngjarjeje ka pasur edhe reagime të shumta nga banorët, të cilët janë të revoltuar nga mirëmbajtjen e gjelbërimit “të kërkuar disa herë por që nuk ka ndodhur”.
“Sot në mëngjes kur vajza ime doli nga shtëpia për të shkuar në punë, e këshillova se ka erëra të forta dhe të ketë kujdes nga pemët, sepse këtu kështu është, ne kur ecim nëpër trotuare, ecim me frikë për shkak të pemëve”, tha Carla, një banore në via di Donna Olimpia.
Zjarrfikësit (AMA) ndërhynë edhe në via del Pergolato, në zonën e Alessandrinos, Romë për shkak të degëve të rëna nga erërat e frota. Ku si pasojë e erërave mbeti e plagosur një grua që po ecte në trotuar. Në total, zjarrfikësit kanë kryer rreth 70 ndërhyrje.
“Për shkak të erës së fortë që ka prekur qytetin që në orët e para të mëngjesit, Ama po forcon të gjitha shërbimet e fshirjes dhe pastrimit në të gjithë zonën. Gjithashtu mëngjesin e sotëm (25 Nëntor), një pemë ka rënë mbi një makinë. Fatmirësisht, dy operatorët në bord mbetën të padëmtuar po mblidhnin degët e rëna për të pastruar rrugën. Gjithashtu për shkak të erës së fortë të mëngjesit të sotëm është dashur një ndërhyrje në via dei Fontanili së bashku me policinë rrugore për ta bërë të sigurtë për shkak të degëve dhe trungjeve që kishin rënë në rrugë dhe trotuar. Pas ndërhyrjes. rruga është rihapur për qarkullim”, shkroi Ama në një postim.
Në Via del Mare, Itali shumë pemë dhe degë të mëdha ranë mbi makinat që ecnin nëpër rrugë, veçanërisht midis Vitinia dhe Tor di Valle, Itali. Rruga efektivisht është e bllokuar dhe policia lokale po mendon ta mbyllë atë, pasi është shumë e rrezikshme.
Rreziqe serioze ka edhe në Via Cristoforo Colombo, Itali, ku ka makina të braktisura në korsinë e emergjencës pasi janë goditur nga degë të mëdha të rrëzuara. Në Infernetto në via Franchetti, një pemë pishe ra mbi një makinë Renault në lëvizje me dy persona brenda, ku njëri prej tyre pësoi gërvishtje të lehta, ndërsa tjetra u plagos pasi ajo mebti e bllokuar për disa minuta brenda llamarinës së makinës e goditur nga pema.
Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve të Ostias e ka shpëtuar atë në kohë. Policia lokale mbylli rrugët në pyllin Castelfusano, Itali dhe ndaloi kalimin e këmbësorëve.