‘Erzeni ekip entuziazt dhe me dëshirë’, Shehi: Tirana do vetëm fitoren! Të premten edhe Dinamo-Partizani

Tirana-Erzeni është ndeshja që hap javën e pestë të Superligës dhe që i gjen bardheblutë për herë të dytë këtë sezon në Selman Stërmasi. Në kryeqytet, të premten, përballja do të nisë në orën 15:00, me të besuarit e Shehit që kërkojnë ti japin vazhdimësi nisjes së shkëlqyer të kampionatit. Deri më tani udhëheqin të vetëm me 10 pikë.

“Një skuadër që ka shënuar pothuajse sa ne, me entuziazëm, me dëshirë që është një element shumë i rëndësishëm në ecurinë e një ekipi. Mendoj se kemi ndeshje të vështirë, por do ta interpretojmë duke menduar që duhet të jemi ne fitimtar në fund të 90 minutave,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Erzeni nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një ekip i vështirë. Gjithsesi për mendimin tim është një ndeshje e rradhës që duhet fituar,”-tha Albi Doka, futbollist i Tiranës.

Po të premten, por edhe në orën 18:00 në Elbasan luhet derbi mes Dinamo Cityt dhe Partizanit. ‘Nëndetësja’ ka vetëm 3 pikë dhe 3 humbje, ndërsa të kuqtë kampion në fuqi kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy barazimeve rradhazi.

Tre sfidat e tjera të javës së 5 të Superligës, Egnatia-Laçi, Skënderbeu-Kukësi si dhe Vllaznia-Teuta do luhen të shtunën në orare të ndryshme.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje