Escobar raporton në Senatin Amerikan për Ballkanin: Kush destabilizon rajonin dhe përfshihet në korrupsion do të ketë pasoja ! Bisedimet Kosovë-Serbi për njohjen e ndërsjelltë

Escobar raporton në Senatin Amerikan për Ballkanin: Kush destabilizon rajonin dhe përfshihet në korrupsion do të ketë pasoja ! Bisedimet Kosovë-Serbi për njohjen e ndërsjelltë

Paralajmërime të forta ka bërë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, për të gjithë aktorët e korruptuar në rajon. Në një dëgjesë të senatit amerikan për Ballkanin, Escobar tha se për të gjithë ata që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike, do të ketë pasoja.

“Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon. Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor. Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime për viza sipas autoriteteve tona të Seksionit 7031(c) kundër zyrtarëve të korruptuar në Bosnje dhe Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të mbajtur përgjegjës ata që bllokojnë përparimin e rajonit për financat e tyre apo përfitim politik. Progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusise dhe Kines. Rusia armatizon furnizimin e saj me energji për të detyruar politikanët, për të nxitur korrupsionin dhe pengojnë potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës (PRC) po zgjeron praninë e saj duke ndërtuar infrastruktura përmes huave dhe “investimeve” të errëta dhe grabitqare. Ne jemi te angazhuar kundër këtyre aktiviteteve destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Escobar foli edhe për situatën në Kosovë, duke shprehur mbështetje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por jo si model i Republikës Serpska. Escobar u shpreh se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe se bisedimet nuk kanë të bëjnë me statusin e saj.

"E mbështesim krijimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është se për të palët janë pajtuar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) ka thënë se disa pjesë nuk janë në përputhje me Kushtetutën, nuk ka thënë se vetë Asociacioni është jokushtetues. Në kuadër të bisedimeve, është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të dukej (asociacioni). Nuk duhet të jetë, dhe sigurisht ne nuk duam që të jetë i ngjashëm me Republikën Serbe, por ne i kemi bërë thirrje dhe kolegu im Lajçak i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të shqyrtojë modelet që ata besojnë se mund të jenë të përshtatshme, që nuk do të dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës. Qëllimi i bisedimeve është që çdo gjë të lëvizë në të mirë të Kosovës, që të jemi të sinqertë, me rezultatin përfundimtar, njohjen e ndërsjellë. Pra nuk ka të bëjnë me statusin e Kosovës por njohjen se ajo është vend i pavarur dhe sovran”, tha ai.

Escobar tha se shtyllat e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor janë, Evropa, NATO-ja dhe integrimi rajonal, ndërsa u shpreh se progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusisë e Kinës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin