Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së

Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së

Gabriel Escobar në konferencë për shtyp me kryeministrin malazez Millojko Spajic

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq.

“SHBA-ja mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media më 18 mars.

Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës.

“Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz. Pas pushtimit [rus] të Ukrainës, u bë e qartë sesa e rëndësishme është NATO-ja. Mali i Zi kontribuon si një partner i mirë, prandaj mund të pritet që të bëhet anëtari i ri i BE-së”, tha ai.

Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës.

“Kemi parë shifrat e këtij raporti, por këto shifra i përkasin së shkuarës”.

Qeveria e Spajiqit është formuar katër muaj më parë.

Spajiq tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë.

“Investitorët e shohin se nëse ju jeni anëtar të NATO-s, ju jeni më i besueshëm dhe siguria fizike është e rëndësishme. Kur jeni anëtar i NATO-s ju ofrohet siguri. Ky është përfitim nga anëtarësimit”.

Duke sqaruar deklaratën e tij dhënë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë kur ai tha se “gjëja më e rëndësishme tani për Malin e Zi, është që të mbështesë gjithçka që po bën kryeministri”, Escobar tha se ai u referua mbështetjes së asaj që Spajiq po bën për ta afruar shtetin e tij me BE-në.

“Unë nuk mbështes individualisht kryeministrin në atë që ai bën në politikën e brendshme, por në atë që bën për ta bërë Malin e Zi anëtarin më të ri të tregut të përbashkët evropian”, tha Escobar.

Duke komentuar mundësinë që partitë e ish-koalicionit pro-rus të Frontit Demokratik të hyjnë në Qeveri, Escobar tha se SHBA-ja kurrë nuk ka komentuar mbi raportet mes kryeministrit dhe partnerëve të tjerë politikë.

Por, ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë se si partitë në Malin e Zi e pozicionojnë veten sipas vlerave të komunitetit euroatlantik”.

“Në këtë periudhë, tre anëtarë [autoritete në Mal të Zi] ndihmojnë në stabilitetin rajonal dhe një prej tyre nuk është aq konstruktive dhe bën deklarata për Kosovën dhe shkakton turbulenca. Ka po ashtu një ndikim që shqetëson Bosnje e Hercegovinën, që nuk ndihmon në përpjekjet e shtetet për BE dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon retorikën e disa partive”, tha Escobar.

Në të kaluarën, Escobar ka shprehur shqetësim lidhur me atë nëse Fronti Demokratik, që tashmë i ofron mbështetje parlamentare Qeverisë së Spajiqit, do të hynte në Qeverinë e Malit të Zi.

Në intervistën që Escobar dha për REL-in më 15 mars u pyet nëse SHBA-ja do të rishqyrtojë marrëdhënien me Malin e Zi, nëse ish-koalicioni i Frontit Demokratik i bashkohet Qeverisë, zyrtari amerikan tha se është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Në Qeverinë e Spajiqit, përveç ministrave nga partia e tij, Lëvizja Evropa Tani, ka edhe anëtarë nga Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe parti shqiptare.

Partitë e ish-koalicionit të Frontit Demokratik në Parlament i kanë dhënë mbështetje Qeverisë, si dhe Partia Demokratike Popullore. Dy udhëheqësit e këtyre partive kanë thënë se do të hyjnë në Qeveri në fund të vitit dhe kanë kërkuar që riformatimi i ekzekutivit të bëhet brenda muajsh. Pritet që këto dy parti të marrin katër poste ministrore, postin e zëvendëspresidentit, dhe katër ambasadorë: në Moskë, Beograd, Pekin dhe Athinë./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion