Escobar mbështeti Bashën, Nesturi: Ftesa për në Uashington, konfirmim se SHBA do të punojnë me të! Kongresi i Berishës, thjesht spektakël për të demonstruar forcën

Vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, nëpërmjet të dërguarit special për rajonin e Ballkanit, SHBA konfirmoi se mbështet Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

"Simbolizëm i qartë" i konsideroi analisti Plator Nesturi në studione e Report Tv, deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme pas takimit me kryedemokratin, i cili tregoi hapur se për SHBA, pavarësisht përpjekjeve të Berishës, Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend.

Ftesën e Escobar ndaj Bashës për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashingon, Nesturi e komentoi si mesazh që tregon se Basha është pikërisht personi me të cilin SHBA do të punojë më tej.

"Simbolizmi qëndronte i qartë. Shprehu se do ketë një bashkëpunim të ngushtë me PD. Ftesa ndaj Bashës ishte konfirmimi se me këtë person do të punojmë. Mesazhi vjen kur po bëhen dy Kuvende dhe nuk mund të ketë ftesë për një person të shkarkuar. SHBA llogarisin Bashën si kryetar të PD dhe kjo i jep dorë Bashës për të mos njohur asnjë vendim që del nga Kuvendi i Berishës. Ky ishte një qëndrim që pritej. Tashmë duhet parë qëndrimi i delegatëve të PD që i janë bashkuar Foltores tani që iu rikujtua se Berisha ka shumë hesape për të mbyllur", tha ai.

Për Kuvendin e thirrur nga Berisham Nesturi tha se do të jetë thjeshtë një spektakël për të treguar forcën e tij dhe asgjë më shumë.

"Lëvizja e Berishes ngrihet mbi një hall jo mbi një përpjekje për të ringritur PD. E shtuan do të jetë një lloj spektakli për të treguar forcën e Berishës, por asgjë tjetër", deklaroi Nesturi.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Escobar, shprehu sot qartë mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha. Ai tha sot për mediat se e ka ftuar Lulzim Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare, ftesë vjen edhe pas deklaratave të ndryshme se Basha nuk e kalon dot oqeanin dhe se mund të mos e marrë vizën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PENIS KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/12/2021 16:05

    Ora e kriminelit hajdut psikopat malokut salhe ka mbaruar. Në saje të ndihmës së shtetit numur 1 në Bot Shqipria po hecën në rugën e saj të duhur. Po kjo rug ështē e vështir e do shum mund. Po njerëz si salheu me shok e ilir kak meta skan më shanc që ti pengojn Shqiptarët në rugēn e tyre të drejt. Rroft Shqipria Rroft Amerika që pa të ne sdo ekzistonim. Sepse njerëz si salheu e ilir kak meta do na shisnin si komb te grekërit evgjit e të sërbët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi