SHBA: BE brenda vitit të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Njohja reciproke zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi

SHBA: BE  brenda vitit të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Njohja reciproke zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Për zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Bashkimi Evropian duhet të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda këtij viti.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.

Në falën e tij para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, Escobar është shprehur se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të forcuar mesazhin integrimi në vendet e unionit është rruga e vetme për Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij njohja reciproke është zgjidhja e vetme për konfliktin mes palëvë. Escobar thotë se vetëm me njohje reciproke marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës do normalizohen.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”, vijoi ai. 

I pyetur nga kongresistja, Claudia Tenney, nëse SHBA-ja mbështet nismën 'Ballkani i Hapur', Escobar ka thënë se Amerika i mbështet të gjitha iniciativat që bëjnë bashkë shtetet në aspektin ekonomik. Sipas tij, kjo nismë nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve. Sakaq, Escobar ka thënë se një treg i përbashkët mes vendeve të rajonit do të rriste investimet amerikane.

“Ne mendojmë se bashkëpunimi më i afërt ekonomik, jo vetëm se ka nisur të ndodhë, por edhe do të ndodhë. Liderët e tri shteteve që kanë krijuar iniciativën Ballkani i Hapur, na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë se gjithçka që afron shtetet me njëra-tjetrën, do të krijojë besim mes njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje. Ne duam të inkurajojmë këtë gjë, duam të inkurajojmë investimet amerikane në këtë rajon”, tha Escobar.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja