Escobar: Ka indikatorë që Vuçiç do ta pranojë planin trepikësh, Kurti duhet të bindet, nëse nuk pranon humbet mundësinë

Escobar: Ka indikatorë që Vuçiç do ta pranojë planin trepikësh, Kurti duhet të bindet, nëse nuk pranon humbet mundësinë

Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se “nuk i përshtatet asnjërës palë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do “të humbasë mundësinë” nëse ai nuk pranon ta zbatojë atë.

Nga Zagrebi duke folur për situatën e fundit në Kosovë dhe raportet me Serbinë ai tha se ka  "indikacione pozitive" se Beogradi mund t’i pranojë kërkesat e BE-së për dalje nga kriza, por se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kryeministrin e Kosovës Kurti.

“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuciç është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, është shprehur Escobar të premten në një bisedë me gazetarët kroatë në Zagreb para se të nisej për në Forumin e Dubrovnikut , raporton agjencia Hina të shtunën, transmeton Beta.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për Kosovën për shkak të mospërfilljes së kërkesave të aleatëve perëndimorë, nuk përfshijnë largimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.

"Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur.

"Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj", shtoi Escobar.

Serbia në vazhdimësi po kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila parashihet në Marrëveshjen e Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013. Kosova po përpiqet ta pengojë atë asociacion që të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë në territorin e saj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja