Escobar viziton nesër Kosovën, takon krerët e shtetit! Dialogu me Serbinë në fokus të bisedimeve

Escobar viziton nesër Kosovën, takon krerët e shtetit! Dialogu me Serbinë në fokus të bisedimeve

Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta presë Escobarin mëngjesin e 19 tetorit dhe pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Deri më tani, takimet eventuale të Escobarit me liderët e tjerë nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Për herë të fundit, Escobar vizitoi Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Atëbotë, Escobar pas takimeve me krerët shtetërorë – por edhe me liderët e partive opozitare – porositi që Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, pak ditë para se të niste së zbatuari vendimi i ekzekutivit kosovar për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Po ashtu, ai kishte thënë se pret propozime konkrete nga Prishtina dhe Beogradi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ende është e paqartë se cilat tema do të jenë në agjendën e bisedimeve gjatë vizitës së Escobarit, por SHBA-ja – pavarësisht se nuk është pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por e mbështetë atë – ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur deri më tani në Bruksel dhe të intensifikojnë bisedimet.

Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS. Një zgjidhje urgjente për targat ka kërkuar edhe Lajçak gjatë takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 17 tetor.

Ai tha se çështja e targave, dhe ajo e energjisë, ishin lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak bisedoi javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki