Ervin Salianji e cilëson një rizgjim për Partinë Demokratike takimin me demokratët në qytetin e Durrësit. Ish-deputeti demokrat tha se ndryshimi i partisë do të nisë nga salla ku u zhvillua foltorja, duke theksuar se PD duhet të përgatitet për të mundur kryeministrin Edi Rama. Thirrja e demokratëve pas humbjes së thellë të 11 majit, Salianji tha se duhet të rëndojë në përgjegjësinë e çdo politikani.

“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësia jonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia”, tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu