Si e kërkuan grekët dhe si e çova në Greqi kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës?! Kush e drejtonte grupin dhe si u bë takimi? Përse u mahnitën grekët, sa paguan ata dhe përse Greqia reagoi menjëherë! I ftuar në studio artisti pamor dhe karikaturisti Agim Sulaj.
‘Esencë’ me Eljan Taninin, vjen te ju të premte dhe të diel ora 21:00, në Report Tv
Eljan Tanini: Përse kthehesh çdo fundvit te rrënjët?
Agim Sulaj: Hapësira e brendshme e Report Tv një vend frymëzues për mua! Unë çdo fundvit ekspozoj në faqen gri të një hoteli në Tiranë. Çdo fundivit për mua është kthim te rrënjët, është karikim nga ato 10 ditë në Tiranë. Pikturoj historinë. Hosteni është krijimtaria ime, zhbirilimi i jetës sime. E kam pikturuar detin e Vlorës, por pas pune nuk lahesha në det.
Sabaudin Xhaferri mësuesi im më ka prezantuar me njerëzit te Hosteni, ndër të tjera për të marrë edhe ndonjë honorar që në ato vite sepse shpërblimi ishte i mirë. Një kopertinë te Hosteni ishte 4000 lekë, një ilustrim brenda 1000 lekë, një ilustrim shkrimi 300-400 lekë. Pranë meje qendronte Taqo Ligori, ishte edhe Ilir Pojani me lojë artistike të frikshme.
Karikaturist i mirëfilltë ishte Bardhyl Fico, ai punonte në çast, po ashtu Bujar Kapexhiu, Koço Devole… Më kujtohet Hosteni si ngjarje shumë e mirë në jetë!
Dionis Bubani më thoshte: Ardhja jote më lumturon, ikja jote më gëzon.
Filip Çakuli e ka përkthyer Hostenin në Fiks Fare, të gjithë këta i mblodhi Niko Nikolla.
Të gjithë krijuesit nga rrethet merrnin pjesë me veprat e tyre në Hosten, ajo ishte revistë kritike që nuk të binte në qafë. Nuk kritikonte Ministrinë e Kulturës, të madhit nuk ia bëje dot karikaturën, as rojes së Ministrisë së Jashtme.
Vepra ime që kritikonte sistemin ishte Njeriu llambë, kritikonte edhe Zërin e Popullit ku çdo gjë bëhej perfekte në atë sistem.
Kam mbi 262 çmime ndërkombëtare me karikaturën, marr nga një vlerësim çdo vit. Ose do më ftojnë në zhuri, ose do më bëjnë ndonjë expo personale sepse tani nuk kam çfarë të fitoj më. Për këtë arsye më bënë një expo në Portugali, atje ku nuk ndihet vapa.
Eljan Tanini: Ke njohur artistë te Hebbdo?
Agim Sulaj: -Te Charlie Hebdo kam njohur ata që punonin në të. Karikatura e Charlie Hebdo është agresive, ata të cenojnë. Ti kritiko mendimet e njerëzve, sepse arti duhet të përmirësojë qenien njerëzore, duhet përmirësuar mendja njerëzore, jo ta fyesh atë ashtu siç bën Charlie Hebdo. Tirazhi i tyre tashmë është rritur frikshëm.
Eljan Tanini: Kush sjell më shumë para në shtëpi?
Agim Sulaj: Bashkëshortja ime është mjeke, nuk bëjmë kandare në shtëpi, batuta ime është më e shtrenjtë ndonjëherë. Vlora ka nxjerrë shumë artistë, 1 në 6 fëmijë në Vlorë merrej me vizatim dhe pikturë. Miga Jalus del emri im mbrapsht në pasqyrë, kështu thirresha i vogël.
Eljan Tanini: Dalim pak te koka tani…
Agim Sulaj: Po të merresh me kokën e Ali Tepelenës do kesh vetë peripeci. Ne atë kohë punoja në Vlorë. Koka e Ali Pashë Tepelenës ndriçonte edhe e prerë në telajo!
Ajo vepër në vitin 1989 nuk u pranua në Galerinë Kombëtare, e çuan te Uzina Enver, mbeti atje.
Kur e solla veprën, e solla në Tiranë nga mallrat me tren, ishte tablo gjigande 2e70 me 3 m, korniza e trashë u bë te Agim Kushta në Vlorë. Nga Stacioni i Trenit në Tiranë më ndihmoi një shok deri në Galerinë Kombëtare të Arteve. Me thasë allçiu sipër saj e gjeta edhe fytyrën e Aliut që ishte hedhur diku në magazinë allçiu, ky ishte mesazh për të ikur nga Shqipëria. Shoferi me tha ç’e do këtë, thasët i qepi rrobaqepësia e lagjes, ajo bëri tre bashkime, ishin thasë të ardhura nga Kuba. Pikturën e kam larë me zorrë dhe ujë kur e mora. Por edhe allçiu nga brenda e ndihmoi të bëhej pak me e vjetër. Më pas e preka pikturën duke i dhënë disa nuanca.
Donte ta blente atë pikturë edhe Teatri i Vlorës për 14 mijë lekë, për kaq para më tha Albert Verria.
Në atë kohë disa njerëz vajtën nëpër vendet e tyre si minoritarë, një burrë në moshë, një fqinj pranë meje në atë kohë kishte shkuar në Muzeun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Ai më bindi, i shkruajtëm letrën me laps edhe në greqisht në fletoren e nipit, i bëmë edhe një foto pikturës dhe ai nisëm atë letër dhe foto Muzeut të Ali Pashës në Janinë.
Erdhi një përgjigje pozitive pas dy javësh, ata më prisnin në Kakavi pas pak kohësh. Nisi kalvari tjetër, si do rrija unë atje në Kakavi bashkë me veprën, si do shkoja, si do lidhesha me ta. Grekët e lanë takimin për dy javë.
Gjej një shofer në parkun e mallrave në Vlorë për të më shoqëruar në Kakavija, mua më shoqëruan djemtë e lagjes, piktura rrinte pas në makinë e mbahej nga ne duke e bërë me radhë mbajtjen e saj drejt.
Vajta në Kakavijë një ditë përpara, unë fjeta në një shtëpi që ishte shtëpia e gjyshit te një nxënësit tim, fjeta te Barba, ai ishte shumë fisnik dhe i thjeshtë. Dritarja e dhomës së gjumit ishte nga toka greke, pjesa tjetër e shtëpisë nga toka shqiptare, ishte gati fillim vere.
Në atë kohë nuk kishin dalë ende shqiptarët emigrantë, ata erdhën me një makinë me flamur grek si ato të ambasadave. Të gjithë veprën e kisha mbështjellë me një karton Kavaje, sapo u hap vepra grekët bërtitën: Uaaaaa! Aq ishte, ajo u shit.
Ishin pesë vetë përfaqësues nga Bashkia e Janinës, i bënë edhe foto. Barba që përkthente më pyeti edhe për çmimin. Sipas meje vepra do të kishte një shumë nga 4-6 mijë dollarë në ato vite.
Ata do të më kthenin përgjigje të nesërmen. Barba më tha se ata kishin në xhep vetëm 2500 dollarë, kishin edhe një makinë më vete nga ato që mbajnë xhamat e mëdha, kur pashë si do të vendosej në atë furgon Aliu, u kënaqa, jo si këta tanët që e hodhën Aliun te allçiu.
Pulat e Kakavijës ishin inteligjente, i pashë pulat e Barbës. Me atë shitje me aq dollarë mora disa gjëra për shtëpinë, televizor e të tjera. Tashmë në Vlorë kisha ishte kthyer në teatër kukullash.
Para ikjes së madhe shqiptare mua më erdhi valutë sepse bëra punime në pikturë. Ishin kohë të vështira për punimin e drurit, por ishte kohë me vlerë se kishim ende mjeshtra. Ushtarakët e Operacionit Pelikan nisën të bënin porosi te unë, prandaj kisha valutë në dorë. Nisa duke çuar punët e mia në Itali, viti 1994 vazhdova me karikaturat. Një kornizbërës më kërkoi të bashkëpunonim për pikturat në Itali.
E gjithë jeta ime është rikthim te rrënjët!