'Është aq keq sa të futet dora në mur!' Disa familje në Laç qëndrojnë ende në banesat e dëmtuara nga tërmeti: Nuk dimë a do i shembin

Dhjetëra familje në Laç vijojnë të qëndrojnë në pallatet e shpallura të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pavarësisht se i është vendosur shiriti i kuq dhe njoftimeve për rrezikshmërinë e këtyre objekteve qytetarët thonë se janë të detyruar të sfidojnë frikën, pasi autoritetet nuk ju kanë gjetur vendstrehim. Ata kërkojnë që të bëhet sa më parë vlerësimi përfundimtar i këtyre pallateve me qëllim që të vendoset se si do të vijojnë.

Është copë- copë, aq keq që është sa futet dora në mur. Asnjë s’ka ardhur, hajde shikoji si i ke. Të tregoj dhe ilaçet që kam marrë për fëmijët pas tërmetit, për të dy fëmijët, kam dhe plakën e vjetër”, tha një banore

Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshëm nga grupet e ekspertëve në terren 60 pallate, por vetëm 7 prej tyre kanë nisur të shemben, pasi për të tjerët ende nuk është dhënë vlerësimi përfundimtar. Ndërkohë Bashkia e Kurbinit ju ka kërkuar banoreve që kanë ngelur të pastrehë të aplikojnë për bonusin e qirasë.


Lajmi kryesor:

Shemben me eksploziv dy godinat tek Universiteti Bujqësor në Kamëz (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja