Elvi Osmaj, 32 vjeçarit të cilit iu sekuestruarn pasuri me vlerë 5 mi;lionë euro, është arrestuar nga autoritetet britanike për shkak të veprimtarisë kriminale të tij. Prokuroria e Tiranës urdhëroi edhe sekuestrimin e pasurive të familjarëve të tij për shkak se dyshohet se i riu, i ka transferuar paratë e fituara nga veprimtaria kriminale tek nëna, babai apo vëllai i tij.
Sipas prokurorisë, pasuritë e krijuara nga shtetasi Elvi Osmaj, dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij janë të krijuara nga burime të paligjshme si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.
Pasuritë e sekuestruara
• Pasuria me nr 2/72-ND në Tiranë, ndërtesë me sipërfaqe prej 154.8m2 në emër të shtetasit F.O., vëllai i shretasit E.O.
• Pasuria me nr 130/9 që ndodhet në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 4000m2 e regjistruar në datë 17.12.2019, në emër të shtetasit F.O., vëllai i shtetasit E.O.
• Pasuria me nr 3/402/ND+1-6 në Tiranë Rruga Myslym Shyri, lloji i pasurisë apartament me sipërfaqe prej 70m2 në emër të shtetasit M.O., vëllai i shtetasit E.O.
• Pasuria me nr 6/365+6-102 në Tiranë Muslym Shyri, apartament me sipërfaqe prej 60m2 e regjistruar në datë 15.05.2018, e cila është në emër të shtetasit M.O., vëllai i shtetasit Elvi Osmaj.
• Pasuria me nr 2/57 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 1500m2 e regjistruar në datë 17.11.2020 , në emeër të shtetases H.O., nëna e shtetasit E. O.
• Pasuria me nr 2/71 në Tiranë, truall me sipërfaqe prej 481.4 m2, në emër të shtetasit R.O., babai i shtetasit E. O.
• Pasuria me nr 98/8 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 8898 m2 në emër të shtetasit R. O., babai i shtetasit E. O.
• Pasuria me nr 109/7 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 1142 m2 në emër të shtetasit R.O,, babai i shtetasit E.O.
• Pasuria me nr 110 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 812 m2 e regjistruar në datë 15.08.2018 , e cila është në emër të shtetasit R. O., babai i shtetasit E. O.
Lajmi kryesor: