Është edhe më e pistë sesa duket

Është edhe më e pistë sesa duket

Pas atij gjumi të thellë dhe të qetë, që kalova mbrëmë, as që më shkon fare ndërmend (mos o Zot!) t'u prish festën atyre, që gati po qanin mbrëmë nga gëzimi për marrëveshjen historike "Ishim më mirë, kur ishim më keq", e cila i amniston të gjitha krimet zgjedhore të 10 viteve të fundit në Shqipëri.

Që do të thotë se PD duhet t'i kërkojë falje Edi Ramës, se i bie që i paska rënë më qafë kot për të gjitha akuzat me vjedhje votash, për sa kohë që do të ruajë të njëjtat rregulla loje për zgjedhjet. Por jam i bindur se ky debat nuk ia vlen shumë tani.

Më shumë ka rëndësi që njerëzit duhet ta dinë se për të shkuar deri tek shampanja ka ende edhe pak punë për t'u bërë.

Sepse që "fitorja" e arritur nga zotërinjtë Luli Basha dhe Edi Rama të bëhet fakt, duhet që ajo të kalojë me të paktën 84 vota në parlament. Që do të thotë se ajo duhet të votohet prej Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit, Ralf Gjonit dhe të tjerëve përfaqësues të opozitës parlamentare.

Por që kjo të ndodhë ka vetëm dy mundësi, ose që ata të binden se kjo është në të mirën e tyre dhe të Shqipërisë dhe historia mbyllet këtu. Ky opsion duket shumë larg realitetit po të kesh parasysh deklaratat e tyre të ashpra dhe të vazhdueshme kundër një pazari PD-PS.

Mundësia tjetër është që një pjesë prej tyre të "ndryshojnë" mendim këto ditë, që në shqipen e pastër përkthehet të blihen ose të shantazhohen dhe në finale të tradhtojnë shokët. Sepse Partia Socialiste sot në parlament kontrollon vetëm 77 vota dhe çdo numër mbi këtë shifër që do të dalë në rezultat do të thotë që është deputet i blerë ose nga zoti Edi Rama, ose nga zoti Luli Basha, ose nga të dy bashkë.

Le më pastaj po të llogarisim edhe Presidentin e Republikës si një faktor që ka ndonjë rol për të luajtur në këtë çështje. Ajo do të prishte fare dasmën e marrëveshjes, sepse Ilir Meta ka më shumë një vit që nuk lë rats pa thënë se parlamenti shqiptar ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se të tjerët ai nuk i quan.

I bie që edhe po e blenë opozitën parlamentare zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama pritet të kenë punë pastaj edhe me të zotin e kushtetutës. Gjithmonë, nëse Presidenti do t'i qëndrojë besnik premtimeve solemne me dorë në zemër para popullit dhe flamurit të Skënderbeut.

I thashë të gjitha këto, jo se kam ndonjë shpresë të madhe që do të realizohen, sepse nuk besoj asnjëherë tek mrekullitë, por thjesht për ta bërë me të qartë panoramën e shëmtuar të asaj që ndodhi mbrëmë.

Që do të thotë se ajo marrëveshje është edhe më e pistë, se sa e kemi menduar duke parë se si dolën të qeshur Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, vetëm për faktin se kishin arritur që t'i mbanin brenda kutive të votimit "çunat problematikë" përkatës për të vjedhur votat e të tjerëve.

Sepse çdo shqiptar duhet ta dijë paraprakisht, se që kjo marrëveshje të bëhet fakt, mu në mes të ditës dhe live përpara gjithë botës, disa deputetë do të blihen ose do të shantazhohen.
Dhe përfytyroni vetë pastaj se çfarë kuptimi ka të flasësh për vjedhje në qendrat e votimit, kur votat trafikohen haptas në parlament.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 06/06/2020 16:55

    Nuk e ke keq... ne presim ndryshimin... presim Kkevis Balliun te na udheheqe ... presim Strazimirin Edi Paloqen Famurin shkop Te madhin e te nedhenjve Nard Noka lavire Moniken... Fatmiri Gerdecin me duart e gjakosura... e Dash Shehu ta ngrej dolli e me ball kazani..

    Përgjigju
    • Daniel: 07/06/2020 00:37

      Parlamentaret e rinj te opozites nuk kane b*the qe te votojne kunder...bejne pak rezistence qe te ngrejne pazarin...kapin ndonje lek dhe shkojne ne pune te tyre...erdhen nga hici dhe kthehen milionere...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja