Edhe pse i shpallur ‘Non Grata’, ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here është munduar të mbrojë Britaninë e Madhe kundrejt debatit për fluksin e emigrantëve. Berisha madje falënderoi mbretin Charles III për ndërhyrjet e tij.
Edhe pse në vetvete, deklaratat e Britanisë së Madhe kryeministri Rama i cilësoi si të tepruara, Berisha gjithsesi i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e Ramës.
“Gjatë këtij viti ky fluks ka rritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021. Padyshim kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e pashmangshme., Duke mos u pajtuar nga asnjë etiketim ndaj refugjatëve , PD gjen rastin të falënderojë mbretin Charls lll për ndërhyrjen e tij. PD denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Ramës. PD gjithashtu fton qeverinë parlamenti forcat politik MB të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.- tha Berisha
Lajmi kryesor: