Ku i gjen paratë për takimet? Berisha: Mbahen në ambiente që jepen falas nga bashkitë! Rama e Kim presion kryebashkiakëve, e turpshme

TIRANË- Sali Berisha ka deklaruar se takimet e zhvulluara në qytete ka qenë falas, duke përjashtuar sipas tij disa organizime që i ka pasur në hotel. Ndonës e pranon që ka pasur takime në hotele, nuk ka dhënë një shifër se sa kanë kushtuar ato dhe ku i ka marrë lekët, duke qenë se financat i ka pala tjetër.  Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, Berisha tha se ka pasur ndërhyrje nga Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, që ai e quan ‘guvernante’, duke thënë se iu kanë ushtruar presion Bashkive pasi nuk e besonin që kjo mund të ndodhte.

“Partia Demokratike në të gjitha takimet e saj, përveç disa takime në hotele, dhe një në qytet, që të gjitha i ka pasur gratis dhe kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve dhe pati ndërhyrje të paskrupujta dhe nga guvernatorja se si mund të ndodh, bashkitë kanë një sallë, ia ofrojnë një sallë partive politike”, tha Berisha.

Ai këmbëngul që PD-ja e tij është e ligjshme, pasi ka një vendim të gjykatës, teksa ka vijuar me kërcënimet për kryeministrin Edi Ramën. Për Berishën, kreu i qeverisë po tenton që të konfiskojë flamurin e PD-së, por tha se në këmbim të kësaj tentative do të marrë “përgjigjen e merituar”. Se cila është kjo mënyra, nuk e ka treguar, mirëpo me kalimin e kohës, e kur zgjedhjet janë në “prag”, Berisha ka zgjedhur që të ashpërsojë retorikën e tij me kërcënime, jo vetëm për Ramën, por edhe për palën tjetër të PD-së së Alibeaj që synon të dalë e vetme në zgjedhje.

“Partia Demokratike gjatë gjysmës së dytë të viti të kaluar ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe se çdo forcë politike, ka bërë këtë sipas procedurave të Kushtetutës dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve dhe këtë proces kërkon ta shkelmojë në mënyrë antiligjore, Edi ama, përveç këtyre procedurave ka një vendim gjykate, ku gjykatësi ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon e PD, pra këtu është gjithçka e ligjshme, e paligjshme është përpjekja e Ramës për t’i konfiskuar flamurin e PD nga Rama dhe ne do i përgjigje në mënyrat më të merituara, nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër, por vetëm me Edi Ramën. AI kërkon në një akt prej burracaku, në një akt të ulët, që s’e bën dot", vijoi Berisha. 

Nga ana tjetër, përgjigja që kryeministri Edi Rama, i rezervoi nga ‘Real Story’ në Report Tv kërcënimeve të opozitës, që më 12 nëntorin e protestës së opozitës të mos qëndrojë në zyrë, ishte ndjekur me interes nga Sali Berisha.

“I tha gazetarit ai s’jam Oso Kukë, po ç’Oso kukë je ti mo”, tha Berisha. 

Për ish-kryeministrin Berisha, Rama i druhet protestës së thirrur prej opozitës para kryeministrisë.

“Ka një frymë urrejtjeje të pa përmbajtur, njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Më mirë se kushdo tjetër e ndjen Rama që shkon e struket në strofullën e tij”, shtoi Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe të çështja e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku sërish bën fajtor Edi Ramën për largimet masive, por në këtë pikë, bashkëfajtor me shefin e qeverisë sheh edhe diplomatët.

“PD cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Ramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë. Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës”, tha ai.

Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, grupit Alibeaj Berisha i bëri edhe një herë thirrje t’u bashkohen primareve, ose të krijojnë fraksionin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Berisha për deklaratat e Ramës në Real Story: Ka frike nga 12 nëntori, do struket në strofull

 

I pyetur lidhur me protestat, Berisha u shpreh se qytetarët mezi po e presin protestën. Berisha i është përgjigjur Ramës pas deklaratave në Real Story për protestat. 

Ka një frymë urrejtjeje të pa përmbajtur, njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Më mirë se kushdo tjetër e ndjen Rama që shkon e struket në strofullën e tij. E kur e pyet gazetari i thotë pse Oso Kukë jam unë?!'- tha Berisha. 

Ora 12:18
Është i shpallur ‘Non Grata’, Berisha i del në mbrojtje Britanisë, sulmon kryeministrin: Rama bëri deklarata të papërgjegjshme

Edhe pse i shpallur ‘Non Grata’, ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here është munduar të mbrojë Britaninë e Madhe kundrejt debatit për fluksin e emigrantëve. Berisha madje falënderoi mbretin Charles III për ndërhyrjet e tij.

Edhe pse në vetvete, deklaratat e Britanisë së Madhe kryeministri Rama i cilësoi si të tepruara, Berisha gjithsesi i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e Ramës. 

“Gjatë këtij viti ky fluks ka rritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021. Padyshim kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e pashmangshme., Duke mos u pajtuar nga asnjë etiketim ndaj refugjatëve , PD gjen rastin të falënderojë mbretin Charls lll për ndërhyrjen e tij. PD denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Ramës. PD gjithashtu fton qeverinë parlamenti forcat politik MB të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.- tha Berisha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 05/11/2022 08:44

    Shqipetaret jane njerez te zgjuar te dashur dhe mikpritsa Dhe nuk eshte e nevojshme te bien ne kurrthin e kriminelit Berisha Ai te dashur Shqipetar vetem flaken do qe ti ver keti vendi te bekuar nga zoti me bukurin qe i ka falur Prandaj nuk duhet te biem preh e keti te cmenduri Po te kete deshir le te shkoj vete mos mari ne qafe jeten e te rrinjeve qe e duan kete vend me te mirat dhe te keqiat ky eshte vendi i tyre i bukur Shipetar te nderuar mos i vini flaken keti vendi sepse ju do e paguani prap Per fajin e nje njeriu pa Zemer Duaje vendin tend

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 04/11/2022 17:17

    O Salhe Bajga po hik mor burec lëri Shqiptarët rehat se boll halle i ke sjell. Tregohu vetëm 1 her të vetme BURR në jetën tënde. Po ti ske din e iman mor katran.

    Përgjigju
  • tani: 04/11/2022 16:44

    jam dakort me cecon me bicak...

    Përgjigju
  • Paul: 04/11/2022 16:07

    ik o kerme,,ik o kriminel i ndyre,,ke veshur nenat shquptare me te zeza,hajdut i poshter nje shkolle se ndertove ne tirane,,,,,vdeksh ti sali bashke me sojin we sorollopin tend.....ptu...malok ...malok..malok....

    Përgjigju
  • Likja: 04/11/2022 15:47

    Ik o sali se te ka kaluar koha boll kemi degjuar genjeshtrat tuaja.

    Përgjigju
  • Ben1: 04/11/2022 15:05

    Q... nenen...digje...beje prape si 97ta. Ne fakt zoti eshte shume i meshirshem me palaco si ky.

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 04/11/2022 14:38

    O Berish ti duhesh rjepur i gjalle me bixhak!

    Përgjigju
  • Afiq: 04/11/2022 13:58

    Ky sdi ca flet e ka kap budalliku moshes me duket

    Përgjigju
  • urimi: 04/11/2022 13:24

    pra i merrke falas ambientet nga bashkia prandaj nuk e shan me

    Përgjigju
  • Ben: 04/11/2022 12:59

    Çfare muhabetesh bo Sala.Mesjete complet,shume primitiv.

    Përgjigju
  • tiku: 04/11/2022 12:52

    po ore sal po...me mendjen tende as n hale nuk shkon dot

    Përgjigju
  • Kejsi: 04/11/2022 12:45

    Po ky zhulci run ramen ku gje leket e sa lek pagun. Se shef njeher nusen e vet qe si mbaruan pushimet

    Përgjigju
  • zani: 04/11/2022 12:45

    ty te shkoi gjithe jeta ha pi falas ty , ti je mashtrues i madh

    Përgjigju
  • Vini: 04/11/2022 12:43

    Po se ambjente qe I Ben mbledhje si rogner dhe hotel internacionali me 5 yje I ofron Bashkia falas ahhahahaah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit