‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama i liron vendin fermerit: Tregojua pak analistëve sa punë ke! Hajde dhe ti oligarku i domateve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermërt në Moravë ku shkëmbeu batuta me disa prej tyre.

Rama u kërkoi të flisnin për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit. 

“Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”, tha Rama.

Në momentin ku njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer.

Në fund Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.

Ndërsa ftoi një tjetër Rama tha e quajti me ironi “olikarg domatesh”.

“Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama.

Kemi filluar me ekport të bimëve medicinale. Nga amerika në të gjithë evropën. Dhe në korenë e jugut kemi filluar të eksportojmë”, filloi fermeri.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025