'Është keq të bësh burg tani'/ Ofendoi Presidentin, Ruçi thirrje demokratit: Tërhiqi pas ato që the për Metën (VIDEO)

Deputeti demokrat Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend sulmoi Presidentin Meta dhe familjen e tij pas konferencës së fundit ku kërkoi mes të tjerash tre zgjedhje në Tetor, të përgjithshme, lokale dhe për Presidentin.  "Nuk çuditem me Presidentin, që kthen ligje, pasi nuk është fort mirë këto kohët e fundit. Konferenca e fundit e Presidentit ishte shfaqje e shëmtuar.

Ishte shumë i mërzitur dhe armatosur me mllef, sulmoi cilindo që i dilte përpara me mendjen e trazuar nga ëndrrat, se është keq të bësh burg në këtë moshë, është problem i madh. Presidenti harroi edhe rolin që kishte, përfaqësuesi i unitetit kombëtar dhe jo i LSI-së.

Ai shpalosi problemet që ka te partia në Bllok, nuk e di se cfarë vendi të botës, tek kjo që aspirojmë ne dhe jo ajo që  aspiron Ilir, shqiptarëve u serviret gruaja e Presidentit si drejtuese partie dhe vajza e vogël, zonjë e parë e shtetit, që akoma nuk ka hequr bebelinën" tha ai.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërhyri duke i kërkuar që të tërheqë ofendimet që lëshoi në drejtim të Presidentit dhe familjes së tij.  "Zoti Valteri është e padrejtë dhe kundër etikës ta ofendosh Presidentin dhe familjen e fëmijët e  tij, prandaj kërkoj ti tërheqësh ato që the për atë" i kërkoi Ruçi.


Lajmi kryesor:

Seanca e parë e Kuvendit pas 30 Qershorit, Balla: Meta duhet të lirojë zyrën! Murrizi: Kusht reforma zgjedhore


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar