'Është me mua në çdo hap', Olsi Bylyku prezanton të dashurën e re dhe këngën dedikuar asaj

'Është me mua në çdo hap', Olsi Bylyku prezanton të dashurën e re dhe këngën dedikuar asaj

Aktori Olsi Bylyku me të dashurën e re

Aktori Olsi Bylyku ka prezantuar të dashurën e tij të re.

Dje, (4 gusht) Olsi Bylyku publikoi këngën e tij të re, “Amla”. Ai zbuloi se kënga i ishte dedikuar partneres, njeriut që i ka qëndruar pranë në vitin më të vështirë të jetës së tij.

“Miq, në vitin më të vështirë të jetës sime profesionale dhe personale, “Amla” ishte dhe është me mua në çdo hap. Kënga dhe videoja flasin vetë. Dëgjim të këndshëm! Llokumet, më vonë”, ka shkruar Olsi.

Në videoklip shfaqet edhe partnerja, por pa e zbuluar fytyrën. Megjithatë, Olsi ka zgjedhur të na e prezantojë me një foto tjetër, por sërish pa ia treguar qartë fytyrën.

“5 gusht, gëzuar ditëlindjen, Amla”, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar

Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar