Olsi Bylyku konteston largimin nga BBV?! Veprimi që ngriti dyshime

Olsi Bylyku konteston largimin nga BBV?! Veprimi që ngriti dyshime

Olsi Bylyku

Olsi Bylyku ishte i eliminuari i dytë i spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Për shumë banorë por edhe publikun, eliminimi i tij erdhi i papritur po aq sa edhe për vetë artistin.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme, ai u shpreh se mos aktivizimi dhe mos përfshirja e tij në debate mund ta kenë penalizuar, por siç shpjegoi ai, nuk mund të bënte protagonizëm të rremë vetëm për të marrë vëmendje dhe ka ndërhyrë në diskutime që sipas tij ja kanë vlejtur.

Megjithatë, duket se vendimin nuk e ka pritur mirë dhe i ka lënë vend hatërmbetjeve. Këngëtari dhe aktori i humorit nuk është paraqitur sot në ‘Big Brother Vip Fan Club’ dhe madje ai fshiu dhe një postim që ishte bërë në llogarinë e tij, ku kërkohej ta votonin për ta shpëtuar nga nominimi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar

DIREKT/ 15 minuta lojë, Maguette zhbllokon derbin me një supergol! Partizani i shënon Tiranës, Cara del i dëmtuar