Ndarja mes aktorit Olsi Bylyku dhe Egli Takos ishte kryefjalë për shumë kohë në mediat rozë. Egli ka folur për herë të parë për ndarjen, pas pyetjeve të shumta që i kanë ardhur në Instagram nga ndjekësit.
“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit.
Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.

-
Vec per te shkruarin letrat, pa zhargon per t'u dukur cool (me pak perjashtime), meriton noten 10 prej meje dhe nje fare admirimi per se largu. Fama shoqerohet me kostot e veta qe veshtire eshte qe t'i rezistoje edhe me i forti apo me "i pastri" moralisht, jo me dikush qe ne pak vite kaloi ylberin nga kamarier e punetor çadrash ne plazh ne yll te humorit shqiptar. Fal dhe ec perpara se jeta eshte e bukur cdo dite.
Përgjigju


Komente
Komento