‘Është pak e vështirë këto kohë, por do hamë bukë’, fermerët në Kukës: Dua të blej drithra, por kushton më shtrenjt se droga (VIDEO)

Fermerët në Kukës ndonëse me një kufizim masash për prandalimin e koronavirusit, kanë vijuar punët e tyre në bujqësi pasi për ta pranvera është stina e pergatitjes së tokës për mbjelljet pranverore. Në këtë kohë pandemie ata i sheh arave tek punojë tokën dhe kujdesen për të mbjellat. Ata shprehen se pavaresisht vështirësive për punimin e tokës dhe mungesës së subvensioneve janë të detyruar të punojnë tokat e tyre bujqësore.

“Po kalojmë mirë, po punojmë nga pak duke kaluar dhe kohën. Kemi mbjellë grurë, po përgatisim arën për misër. Është e vështirë por s’kemi çfarë të bëjmë. Duhet me punu dhe me jetu,”-shprehet një fermer, ndërkohë një tjetër deklaron: “Është shumë e vështirë por çfarë të bëjmë. Kemi mbjellë misër, por është shtrenjtë.”

Një tjetër fermer thotë: “Patjetër ka vështirësi shumë se na janë bërë shumë gjëra. Jo virusi jo të tjerat.” Sakaq një tjetër fermer pretendon se s’ka para për të punuar tokën: “Sot isha në Kukës. I kam zbatu rregullat se skam nga ia mbaj. Isha me marë bar, ushqime. Tokën s’e kam panuar se skam me çfarë. Po e punuam doi lek zitoristi, ku t’i marim.”

Por situata ka ndikuar negativisht edhe në shitjen e farave ne farmacite bujqësore të qytetit të Kukësit. Ata shprehen se ineresimi për blerjen e farave bujqësore nga ferëmerët është i madh por e bjerja e tyre është e vogël pasi fermerët sidomos të zonave të thella malore e  kanë të pamundur ardhjen e tyre në qytet  për shkak të masave kufizuese të lëvizjes dhe karantinës. 

“Tani është sezoni i farave. Në treg ka patur interesim, por nuk mund të lëvizim se s’ka mjete. Pasoja kjo ka sjellë shumë, se koha kalon dhe tani është sezoni. Fakti që slëvizim ka më shumë pak shitje se vitet e tjera,”-shprehet shitesja e farave.

Por ka nga ata fermerë që për të blerë farat bujqësore vijnë edhe me kuaj. 

“Ne kemi ardhur me pa far dritheri, dritheri 6 mijë lek kilja, domethëne më shtrenjr se droga. Patatja më shtrenjtë se droga, çfarë do më të thenë tjetër. Kukësi në vështirësi shumë të madhe. S’na lënë me lëviz as me kuaj,”-deklaron një fermer.

Në fshatrat e Kukësit pothuajse e gjithë sipërfaqja e tokës së punueshme po përgatitet për mbjelljet e pranverës ndërkohë që fermerët tremben se gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdojë duke e pasur të vështirë te nxjerrin në treg produktin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin