PRISHTINË, 14 Nëntor/ATSH/.- Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega Deçan, ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit shtetëror për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletinit, që një ditë para se të dërgohen eshtrat e tij në Mitrovicë, të sillen në Isniq pët të qëndruar për disa orë, në mënyrë që qytetarët të bëjnë homazhe pranë arkivolit.
Ata nëpërmejt një letre të dërguar komisionit shtetëror kanë dhënë edhe arsyen, ku thuhet se me 1908, pas sulmit të ushtrisë të Perandorie Osmane ndaj Kullës së Familjes Boletini në Boletin të Mitrovicë, Isa Boletini bashkë me familjen e tij largohet në drejtim të Isniqit, ku strehohet te kushërinjtë e parë të tij, bën të ditur KosovaPress.
"Po ashtu, ka edhe mjaf fakte argumentuese, të cilat e bëjnë të pandashëm Isa Boletinin me Isniqin.Fakt tjetër është edhe organizimi dhe mbajtja e Kuvendit të Parë në Isniq në fillim të muajit prill të vitit 1910. Isa Boletini, ishte prijësi kryesor i këtij Kuvendi. Edhe kur u vra në Podgoricë të Malit të Zi, bashkë me Isa (Adem) Boletinin ishte edhe Misin Bala nga Isniqi. Isa Boletini, në qetat e tije kishte me qindra ushtarë nga Isniq", thuhet në njoftim.
Më 28 nëntor 2014, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhen rivarrimi i eshtrave të heroit kombëtar Isa (Adem) Boletini dhe Jonuz (Ahmet) Boletinit./k.s/