Eshtrat e Mid’had Frashërit nisen drejt atdheut, përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës (VIDEO)

Ditën e djeshme nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe me një përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës është nisur për t’u rivarrosur në atdhe atdhe njëri nga misionarët më të merituar të shqiptarizmës-- Mid'hat Frashëri. Rivarrimi do të bëhet më 14 Nëntor me një ceremoni Zyrtare.  

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj,  ishte i pranishëm në ceremoninë në në prag të rrugëtimit për t’u rikthyer në Atdhe i Mid’hat Frashërit. Në një status në Facebook ai shkruan se shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë.

Foto e shpërndarë në Facebook nga deputeti Agron Shehaj

Statusi i plotë

Ishte nder dhe privilegj të isha pjesë në këtë moment historik të nderimit të Mid’hat Frashërit në prag të rrugëtimit për tu rikthyer në Atdhe.

Ndërsa shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë, është koha që ne të shohim përpara.

Duhet të krijojmë kushtet që Shqipëria mos të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por Adheu nga i cili ata nuk largohen kurrë.

Amaneti i Mid'hat Abdyl Frashërit

KUR TË VDES

Kur të vdes, miq, mos mbillni mbi varrin tim lule, që i than diell' i gushtit, mos më vini një shtyllë në këmbë, që e rrëzon era e Veriut.
Mbi varr dua një bllok graniti, të shëndoshë e të fortë dhe në mes të bregut të vogël virmëni një qiparis. 
E dua këtë dru që përçmon vitet e shekullit, që u bën ballë Jugës që djeg dhe murlanit të marrë, që ngjit drejt qiellit kryet e tij madhështor.
Shpirti im do të jetë i pështjellë në trupin e tij dhe do të shohë këtë njerëzi, këtë botë dhe stërnipërit e të sotmëve. Edhe kur fryn Veriu i egër dhe dëgjon drurin plak t'oshëtijë, mos pandehni se era këndon në degët e tij. Është zemra ime, që qan e rënkon.
Edhe kur shihni mbi gjethin e saj të hollë pikëza, që shkëlqejnë në diellin e një mëngjesi gazmor, mos pandehni se janë pika vese të natës. Janë lotët e mi.
Se dua edhe që pas vdekjes, o miq të pritmit, të rënkoj e të qaj bashkë me ju, të kem pjesë në gëzimet e pikëllimet.

Lumo Skëndo
15 janar 1915

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi