GJIROKASTER - Frika e ndonjë konflikti mes banorëve të Hormovës dhe varrmihësve të eshtrave të ushtarëve grek, ka ngjallur panik tek kreu i Komunës Qendër Tepelenë.

Për televizionin A1 REPORT, kreu i kësaj komune, Redi Rama shprehet i shqetësuar për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë për kërkimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territorin e republikës së Shqipërisë gjatë luftës italo-greke.

Ai thotë se ka marrë sinjale prej banorëve të Hormovës, se nëse do të ndërhyhet në fshat procesi i gërmimit mund të shoqërohet me konfrontime.

Disa ditë më parë, komuniteti i këtij fshati u shpreh kundër zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grek pasi sipas tyre territori i Hormovës nuk është njohur asnjëherë për rënien e trupave greke në këtë zonë gjatë luftës së vitit 1940-1941.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)