TIRANË-“Flotë e re e makinerive për Bujqësinë. Objektivi, uji në cdo parcelë”, ky është aktiviteti që ka nisur në Portin e Durrësit i përshëndetur nga kryeministri Edi Rama.
Bëhet fjalë për një flotë prej 61 eskavatorësh që do të shkojnë në shërbim të drejtuesve vendorë, si investim për bujqësinë.
Kryeministri theksoi se flota e re e eskavatorëve do të vihet në funksion të shmangies së përmbytjeve dhe garantimit të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore.
“Flota e re është një risi e pamenduar dhe e paimagjinuar. Nga viti 1993 kur është bërë investimi i parë në logjistikën për mbështetjen e bujqësisë, janë sjellë në Shqipëri 56 eskavatorë për bujqësinë. Nga 56 që janë sjellë nga ’93 në 2001, 16 ishin jashtë përdorimit, ndërsa të tjerët ishin me shumë vite pune. Mosha mesatare e flotës që trashëguam ishte 21 vjeç.Këtu mbrapa janë 61 eskavatorë, të cilëve po tu shtojmë dhe 10 eskavatorët e tjerë që tanimë janë në punë për magjistralet e ujit për bujqësinë bëjnë 71. Në dy vjet ne jo vetëm që i vëmë në dispozicion fermerëve, bashkive dhe sektorit 31 eskavatorë më shumë se nga viti ’93 deri në 2013, por të gjithë akull të rinj për të pasur cilësi maksimale në punë.
Krei i qeverisë tha se falë kësaj flote të re, do shpëtojnë dhe ai me Ministrin e Bujqësisë.
“Kemi ende shumë punë për të bërë. Jemi të kënaqur dhe unë dhe Ministri që do shpëtojmë nga telefonatat dhe alarmet e kryetarëve të bashkive”.
Madje Rama duke i quajtur brockollitje akuzat e opozitës mbi gjendjen në fshat, theksoi se gjendja sot nuk ka të krahasuar me 3 vite e gjysëm më parë.
“Po të flisnin 3 vite e gjysëm më parë nuk kishim cfarë të thoshim, por tani kemi dhe kemi shumë për të thënë e për të bërë. Se kur dëgjojmë sot që na brockollisin nga fshati për vuajtjet në u përgjigjemi se po bëjmë shtet duke fuqizuar institucionin kyc që është Bashkia. dhe u them se Bashkia duhet të fokusohet sa më shumë tek komuniteti në komunitet e në fshat”, tha Rama.
E duke u ndalur tek Bashkitë, Rama kërkoi që të jenë Bashkitë ato që do të të krijojnë Ndërmarrjen e tyre të Pastrimit dhe Ujitjes. Madje duke iu drejtuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako Rama tha:
“Kryetar nëse Shqipëria në gati çerek shekulli punoi e gjitha me 40 eskavatorë të përdorur që mezi merrnin frymë kur niseshin për punë, kjo flotë do mjaftojë për këtë fazë. Synimi është që Bashkitë e reja të krijojnë me këto mjete bërthamën e ndërmarrjeve të pastrimit dhe ujitjes, të mos kemi më asnjë km kanal të bllokuar. Nëse nuk do kishim pastruar falë kontributit tuaj përmes bashkive, pa llogaritur punën nga bordi i kullimit për magjistralen, më shumë se 2 mijë km kanale, dimri ku jemi do kishte qenë një dimër i tmerrshëm përmbytjesh. Ato që patëm ishin minimale në raport me ato çfarë do na kishin parë sytë. Ishim dëshmitarë se çfarë përmbytjesh patëm në Vjosë para dy vjetësh. Me reshjet e vitit të shkuar nëse nuk do bëhej kjo punë ajo përmbytje do na dukej shaka. Kemi hequr 3.5 milion metër kub plehra, dhera, sendimente".
VIDEO-Takimi i kryeministrit Rama në Durrës
/Shqiptarja.com

VIDEO