Këto masa sigurie bazuar në Ligjin Nr.10019 të Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, në Ligjin Nr.9749 “Për Policinë e Shtetit” dhe në Udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit deri në datën e zgjedhjeve kryhet nga punonjësit e Policisë Shtetit.
Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës ka marrë masa ditën e sotme për eskortimin me automjet dhe punonjës Policie të materialeve zgjedhore nga Rezervat e Shtetit ne fshatin Lunder, drejt 7 selive të KZAZ-ve në Qarkun e Durrësit nga të cilat 5 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 në Shijak.
“Ndërkaq, nga ana jonë që prej orës 20.00 të ditës së sotme, punonjësit e policisë, të planizuar me shërbim, do të marrin në ruajtje 7 selitë e KZAZ-ve në qark; shërbim i cili do të vazhdojë deri në orën 08.00 të ditës së nesërme, për të vijuar më pas sipas së njëjtave orare deri në datën e zgjedhjeve”, përfundon njoftimi I KQZ.