Estonia ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke nisur nga 1 dhjetori, pas zbulimit të një tentative sabotimi ndaj kompanisë së mbrojtjes Threod Systems, e cila prodhon dronë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, në një reagim në X theksoi se Rusia duhet të kuptojë se veprimet armiqësore kundër Estonisë do të kenë pasoja.

"Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë duke filluar nga 1 dhjetori. Mbyllja e kalimeve kufitare do të zvogëlojë aftësinë e Rusisë për të kryer aktivitete armiqësore në Estoni dhe do të forcojë përpjekjet tona për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kremlini kërcënon: Nëse nuk ka marrëveshje me Evropën, do përdorim forcën për të arritur qëllimet tona! Estonia mbyll kufirin me Rusinë nga 1 dhjetori