Etleva Nallbani: 10 vjet gërmime në
rajonet e veriut janë lënë në harresë

Etleva Nallbani: 10 vjet gërmime në<br />rajonet e veriut janë lënë në harresë
Zbulimet nga gërmimet arkeologjike të Shkodrës, Lezhës dhe Komanit do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 15 prill në Galerinë e Arteve në Shkodër.
 
Ndërkohë, një konferencë dyditore e organizuar nga arkeologia e njohur Etleva Nallbani në bashkëpunim me shkollat franko-italiane, u mbajt me rastin e kësaj ekspozite. Etleva Nallbani deklaron se ekspozita u ideua pas 10-vjetësh gërmimesh, sepse trashëgimia e jashtëzakonshme e rajonit të veriut njihet shumë pak.

“E pata si ide, sepse ka vite që punohet në këtë rajon, ka vite që gërmohet. Ka mbi dhjetë vjet, që zbulohen gjëra të jashtëzakonshme, gjëra shumë të mira. Janë të gjitha të trashëgimisë sonë dhe njihen shumë pak. Kjo ekspozitë shërben edhe për promovimin e punës sonë, por kryesisht për njohjen e gjithë kësaj trashëgime të jashtëzakonshme që ne disponojmë”, tha Nallbani. 

arkeologjia e veriut

arkeologjia e veriut

Ndërsa zbulimet arkeologjike të Veriut të Shqipërisë nuk janë shumë të njohura, ka edhe një problem tjetër sipas Nallbanit. Mungojnë misionet arkeologjike. 

“Nuk kemi më forcë që një mision i vetëm të organizojë të gjithë punë territoriale, domethënë që të zbulojmë dhe të kuptojmë rëndësinë e atyre që zbulojmë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mblidhemi së bashku dhe puna e disa misioneve së bashku të nxjerrë në dritë këtë territor”, tha arkeologia Nallbani, e cila është autore e dhjetëra zbulimeve në sitin arkeologjike të Komanit, dhe një nga iniciatorët që pengoi vendosjen e shtyllave të tensionit të lartë në këtë zonë arkeologjike një vit më parë. 

arkeologjia e veriut

Pas vërejtjeve të arkeologes Nallbani, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pranishme në këtë eskpozitë, nuk bëri ndonjë premtim konkret, por bëri vetëm një deklaratë zyrtare formale, ku ndër të tjera tha se “Nuk mund të ketë arkeologji pa konservim, nuk mund të ketë menaxhim të trashëgimisë kulturore pa studim". "Nuk mund të ketë institucione të qëndrueshme pa e konsideruar gërmimin, ruajtjen, menaxhimin dhe rrjetëzimin e trashëgimisë kulturore”, tha Kumbaro.

arkeologjia e veriut

Objektet e ekspozitës në Galerinë e Arteve në Shkodër hedhin dritë në shoqëritë e lashta e mesjetare të Ballkanit Perëndimor dhe Europës qendrore-lindore. Pasqyrojnë ndikimet romake në veri dhe në Mesdheun lindor, mbishkrimet dygjuhësore greke e latine, tregojnë fakte me rëndësi, sesi Iliria perëndimore vijoi të ishte një urë komunikimi midis Lindjes dhe Perëndimit.

arkeologjia e veriut

Të tjera zbulime tregojnë sesi fiset ilire iu nënshtruan katastrofave të mëdha në shekullin e pestë me ardhjen e gotëve dhe dyndjet sllave në rajon në shekullin e 7-të. Ka dhe objekte të shekujve të dhjetë dhe njëmbëdhjetë që tregojnë sesi Shkodra u vu nën kontrollin e Kishës së Perëndimit dhe rolin e veçantë të Kryedioqezës së Tivarit. Një vend të veçantë kanë zënë dhe objektet e zbuluara së fundmi nga qytetërimi arbëror i Komanit.

arkeologjia e veriut
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri