Etrit Berisha: Kombëtarja është e shenjtë, të rinjtë ta ndjejnë fanellën
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ukrainën, përveç trajnerit Panucci, doli edhe kapiteni Etrit Berisha, i cili u shpreh se për këtë takim, të gjithë lojtarët janë gati të tregojnë vlerat e tyre në fushë.
Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha në konferencë për shtyp
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ukrainën, përveç trajnerit Panucci, doli edhe kapiteni Etrit Berisha, i cili u shpreh se për këtë takim, të gjithë lojtarët janë gati të tregojnë vlerat e tyre në fushë.
Sa përgjegjësi ka të jesh kapiten i Shqipërisë në këto momente?
Normalisht që është përgjegjësi, si për mua, por edhe për të gjithë të tjerët që vijnë këtu. Kombëtarja është diçka e shenjtë dhe të gjithë ne mundohemi të bëjmë detyrën tonë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Duhet që edhe të rinjtë ta ndjejnë fanellën po njësoj dhe më pas do të jemi edhe më mirë.
Mendoni se jeni disi në borxh me tifozët, pas paraqitjes me Kosovën?
Me Kosovën është bërë ajo që është bërë, por nesër do të jetë një test edhe më i rëndësishëm për ne. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur probleme si me lojë, ashtu edhe me rezultat, ndërsa nesër do të provojmë të tregojmë se kemi kualitet. Me Kosovën nuk u futëm në lojë ashtu si duhet, përballë nëj kundërshtari që kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për të bërë mirë. Gjithsesi unë besoj se Shqipëria ka një grup cilësor, që mund ta çojë kombëtaren në kampionatin Europian.
Mendon se ka ndryshuar disi klima, pas humbjes me Kosovën?
Pas ndeshjes të gjithë ishin të zhgënjyer me atë paraqitje. Pasi pamë lojën përsëritje, pamë se të gjithë mund të bënim më shumë në momente të caktuara. Të gjithë ishim dakord që nuk ishim paraqitur mirë dhe me siguri që do të ndryshojmë këtë që në ndeshjen me Ukrainën.
Ndjehet presioni i trajnerit te lojtarët, që në rast se nuk paraqiten mirë, mund të mos grumbullohen?
Ne jemi profesionistë dhe mendojmë të japim më të mirën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’i shërbyer ekipit. Vetëm duke i shërbyer kombëtares, është e sigurt ftesa nga trajneri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.5%
-
Negativisht
28.1%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 1415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06