Etrit Berisha largohet nga Torino, zgjedh ekipin e ri

Etrit Berisha largohet nga Torino, zgjedh ekipin e ri

Etrit Berisha

Etrit Berisha më në fund pritet që të largohet nga Torino. Gardiani nga Prishtina nuk luan prej më shumë se 1 viti në Itali, teksa ndeshjen e fundit e ka regjistruar në 20 maj të vitit të shkuar.

"Fotomac" në Turqi bën me dije se 34-vjeçari ka gjetur akordin dhe pritet të prezantohet te Fatih Karagumruk, skuadër kjo që edicionin e kaluar në Superligën turke u drejtua për shumicën e ndeshjeve nga Andrea Pirlo.

Problemet që ka pasur me trajnerin Ivan Juriç kanë bërë që Berisha mos aktivizohet në asnjë ndeshje edicionin e fundit në Serie A, diçka që e ka penalizuar jo pak, pasi për një periudhë të konsiderueshme ai u detyrua që të stërvitej i diferencuar.

Gardiani do të largohet nga Italia pas plot 10 vitesh, teksa në një dekadë në Serie A ka luajtur me Torinon, Spalin, Atalantën dhe Lazion. Berisha ka luajtur edhe 76 ndeshje me kombëtaren kuqezi të Shqipërisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston