Etrit Berisha “me ndihmën” e
Sportiellos lirohet nga Lazio

Etrit Berisha “me ndihmën” e<br />Sportiellos lirohet nga Lazio
Etrit Berisha është gati. Portieri i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet titullar këtë fundjavë në portën e Atalantas pas dëmtimit që e mbajti jashtë disa javë.

“Gazzetta Dello Sport” e cilëson rikuperimin e shqiptarit si një lajm të keq për Sportiellon, i cili tashmë e sheh lamtumirën e ish numrit një të portës bergamaske si të pashmangshëm. Berisha edhe pse momentalisht në huazim, pritet të nënshkruajë përfundimisht për Atalantën në fund të sezonit dhe është pikërisht skuadra e Lazios që synon të afrojë gardianin italian në këmbim të numrit 1 të portës kuqezi, kartonin e të cilit aktualisht e zotërojnë bardhekaltërit.

Sipas gazetës italiane, vlera e vendosur fillimisht nga Lazio prej 6 milionë Eurosh ishte një mur i pakalueshëm për klubin bergamask, por futja e Sportiellos në lojë mund ta zhbllokojë përfundimisht situatën.

Berisha është aktivizuar titullar në 10 ndeshje gjatë këtij sezoni me Atalantën duke arritur të grumbullojë 7 fitore, 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa prania e tij këtë të dielë në portën bergamaske do të jetë ndeshja e 11 si titullar pasi trajneri Gasperini beson verbërisht në aftësitë e portierit të lindur në Prishtinë, i cili pas disa sezoneve në Itali ka arritur të tërheqë vëmendjen për shkak të paraqitjeve të tij pozitive me skuadrën zikaltër.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar