Etrit Berisha në skuadrën
më të mirë të Serisë A

Etrit Berisha në skuadrën<br />më të mirë të Serisë A
Paraqitjet e jashtëzakonshme të Etrit Berishës me Atalantën në këtë sezon kanë bërë bujë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Forma fantastike e shfaqur nga gardiani shqiptar është shfaqur me një tjetër vlerësim, që këtë herë vjen nga prestigjozia franceze, “Topmercato.com”.

Me pritjet e tij, 27-vjeçari u shndërrua një prej elementëve më të spikatur të bergamaskëve dhe një pikë e fortë në ecurinë surprizë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Gasperini.

Për gjithçka shfaqi në fushë, deri në momentin e shqetësimeve në meniskun e gjurit, Etrit Berisha u përfshi në skuadrën më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Serinë A italiane.

Në rolin e titullarit në portë sipas “Topmercato.com” është portieri i Romës, Szczesny, ndërsa në formacion janë edhe emra si Bruno Peres, Salah e Edin Dzeko nga verdhekuqtë, Pjanic e Alex Sandro të Juventusit apo edhe Felipe Anderson i Lazio-s dhe Giacomo Bonavenura i Milanit.

Mes rezervave, përkrah portierit kuqezi janë edhe Jose Callejon i Napolit, Iago Falque e Andrea Belotti të Torinos, si edhe sulmuesi i Juventusit, talenti argjentinas, Paulo Dybala.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën, që u largua nga Lazio prej mungesës së hapësirave dhe gjatë këtij sezoni konfirmoi se është një prej portierëve më të mirë në qarkullim në futbollin italian.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar