Ettore Sequi, jetë nate në Tiranë

Ettore Sequi, jetë nate në Tiranë
Ambasadori i BE, Ettore Sequi ka hequr për një natë petkun e zyrtarit të lartë dhe ka preferuar të kalojë një mbrëmje të këndshme, mes personazheve të njohur të ekranit shqiptar.

Ai ka qenë i ftuar në “Vila Mercedes”, ku i veshur “casual” me një këmishë të bardhë lino dhe një palë pantallona stof, ka kaluar më shumë kohë me ish- ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto .

Gjithashtu ai ka takuar të gjithë të pranishmit, që për çudi kanë qenë vetëm personazhe të njohur, duke filluar që nga politikanët, gazetarët e artistët. Në këtë foto shohim si ambasadori po bisedon miqësisht me moderatoren e Rreze Dielli në A1 Report, Anjeza Maja.

Në këtë festë ku ka performuar si Dj. gazetari Enkel Demi kanë qenë të ftuar, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, deputetja Mesila Doda, e cila herë pas herë është parë në krahë të bashkëshortit të saj.

Gjithashtu nuk kanë munguar as balerini Kledi Kadiu dhe artisti shqiptar, Olen Cesari. Edhe gazetarët të njohur të medias shqiptare, janë bërë pjesë e kësaj feste. Emra si Anila Basha, Ilva Tare, Mira Kazhani, Sonila Meço, Anjeza Maja, dhe Mustafa Nano janë fotografuar në këtë klub. Muzika që ka shoqëruar mbrëmjen ka qenë përgjithësisht komerciale dhe hite të viteve ’80.

Su/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur