Eugent Bushpepa i bashkohet aksionit për mbjelljen e 100 pemëve në liqenin e Farkës, Veliaj: Nga landfill në hapësirë të gjelbër

Eugent Bushpepa i bashkohet aksionit për mbjelljen e 100 pemëve në liqenin e Farkës, Veliaj: Nga landfill në hapësirë të gjelbër

Veliaj dhe Eugent Bushpepa

Pas Liqenit Artificial, qytetarët e Tiranës kanë edhe një tjetër mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët, Parku i Farkës.

Sipas zyrës së shtypit, katër vite më parë kjo zonë i ngjante një landfilli mbetjesh, ndërsa sot është kthyet në një destinacion turistik për qytetarët, por edhe për të apasionuarit pas sporteve.

Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkua edhe këngëtari e kantautori i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, mori pjesë në aksionin e mbjelljes së 100 pemëve të blirit në këtë park.

Genti, super artist, një roker i vërtetë, na dëshmoi që është po aq i aftë me lopatën sa edhe me kitarën. Besoj se secili prej nesh kujton rrënjët e veta. Asnjë nuk ka lindur as në Bllok as në skenë, të gjithë kemi lindur në familje të thjeshta, me origjinë nga zona rurale, nga fshati.”, është shprehur Veliaj.

Kantautori Eugent Bushpepa vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës që synon të shtojë ‘mushkëritë’ e kryeqytetit.

Kryebashkiaku dha lajmin se këtë vit do të punohet për përfundimin edhe të pjesës së mbetur të pistës dhe pedonales përgjatë liqenit, duke shtuar edhe më shumë hapësirat e aksesueshme për qytetarët.

“Mosha e prindërve tanë krenohej sesi mori një hapësirë të zhveshur dhe e ktheu në liqenin e Tiranës. Por, nuk ndodhi brenda natës. Ndodhi përditë nga pak. Me shokë të mirë si Eugenti ndihem më optimist që do ta bëjmë më shpejt sesa gjenerata e prindërve tanë një histori suksesi”, tha Veliaj.

Për këtë, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve jo vetëm për mirëmbajtjen e hapësirave, por edhe për të kontribuar në shtimin hapësirave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë