EULEX arreston Oliver Ivanoviç
dyshohet se ka kryer krime lufte

MITROVICE - Është arrestuar ditën e sotme nga policia e EULEX-it, Oliver Ivanovic, ish zëvendësministri serb për çështjet e Kosovës dhe kandidat për kryetar komune në përsëritjen e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, që do të zhvillohen më 23 shkurt të këtij viti.
 
Lajmi është zbardhur nga mediat e Kosovës dhe mediat serbe, duke nënvizuar se Ivanoviç akuzohet për krime lufte të bëra në Kosovë kundër popullsisë, në vitin 1999 gjatë një konflikti të armatosur.

Siç mësohet jozyrtarisht aktualisht Ivanoviç është duke u marrë në pyetje në pjesën Jugore të Mitrovicës.
 
Zëdhënësja e Eulex Irina Gudeljevic, ka konfirmuar se arrestimi i Oliver Ivanoviç është bërë gjatë një operacioni të policisë, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera rreth arrestimit të tij.
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë