Kohë më parë QKUK-ja ka pranuar një dokument nga EULEX-i në lidhje me trajtimin e të burgosurve që i gjykon ky mision.
Udhëheqësi i sistemit shëndetësor të burgjeve në QKUK, Milazim Gjocaj, ka thënë për median në Kosovë, se ai vendim parashikon që këta pacientë të kontrollohen edhe nga mjekët e EULEX-it.
Megjithatë, mjekët thonë se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur. Sami Lushtaku që aktualisht është i hospitalizuar në QKUK është duke u trajtuar vetëm nga mjekët e QKUK-së.
Redaksia online
(b.g/ shqiptarja.com)