EULEX po heton 8 raste të reja
terrorizmi në Kosovë, 2 akuza

EULEX po heton 8 raste të reja<br />terrorizmi në Kosovë, 2 akuza
PRISHTINË - Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar tetë raste të reja të terrorizmit në Kosovë. Katër prej të cilave janë në fazën finale të hetimeve.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka bërë të ditur se prokurorët e EULEX-it deri tani kanë ngritur dy aktakuza për terrorizëm, shkruan sot "Koha Ditore" në Kosovë.

Një aktgjykim fajësues është shpallur të mërkurën në Gjilan kundër një grupi shqiptarësh.

“Prokurorët e EULEX-it, në kapacitetin ekskluziv janë duke hetuar gjithsej tetë raste të terrorizmi, ku katër nga këto janë fazën preliminare.

Deri më tani janë ngritur 2 aktakuza për vepra terrorizmi”, ka thënë Krasniqi. Ai nuk ka mundur të deklarohet më shumë rreth kësaj çështjeje.

Dhjetë persona nga Gjilani dhe Bujanoci janë shpallur fajtor të mërkurën nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqëtari Arkadiusz Sedek për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Ata janë dënuar me 59 vjet dhe nëntë muaj burgim për veprën e terrorizmi dhe organizmit-pjesëmarrjes në grup terrorist.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin