PRISHTINË - EULEX-i së shpejti do të ndalojë hetimin e rasteve të reja të krimeve të luftës dhe korrupsionit. Një gjë e tillë do të ndodhë, sapo të zyrtarizohet vendimi për ndryshimin e misionit, që pritet të merret më së shumti në mes të muajit të ardhshëm.
Me ta marrë vendimin, strategjia për transformimin e misionit të BE-së, parashikohet që misioni menjëherë ta hetojë çështjet të reja, përveç ndonjë rrethane specifike të hetimit. Kjo gjendje do të zgjasë deri më 15 qershor, ditën kur zyrtarisht përfundon mandati aktual i EULEX-it, shkruan Tribuna.
Më 15 qershor, sipas strategjisë, në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që është prokuroria që merret me krimet e profilit të lartë, do të zgjidhet një prokuror vendës. Prej atij momenti, prokurorët ndërkombëtarë do të marrin raste vetëm pasi këtë ta ketë kërkuar një prokuror vendës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com