PRISHTINE- Hetime të reja kanë rinisur kundër deputetit Fatmir Limajt për korrupsion. Dyshohet se në cilësinë e ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit ka keqpërdorur detyrën zyrtare në tre tenderë rrugësh në rajonin e Ferizajt.
Limaj aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet për shumë vepra penale, duke përfshirë edhe krimin e organizuar dhe marrjen e ryshfetit.
“Mund të konfirmoj se hetimet kanë të bëjnë me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve, mirëpo nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë EULEX për mediat e Kosovës.
Një proces i ngjashëm gjyqësor kundër tij është duke u zhvilluar në gjykatë. Shkalla e parë ka hedhur poshtë disa vepra penale kundër tij dhe vëllezërve të tij, Demir e Florim Limaj.
Hetimet e dyta i ka konfirmuar edhe mbrojtja e të dyshuarit Limaj, por as ata nuk kanë dhënë detaje nëse në këtë rast ka edhe persona të tjerë që po hetohen.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com